Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Pushteti nuk i dëgjon vërejtjet nga jashtë

LSDM: Pushteti nuk i dëgjon vërejtjet nga jashtë

5 shtator-jo sipas tyre është shkruar në mënyrë të qartë edhe në raportin e OSBE / ODIHR-it, që në raportin për zgjedhjet nuk i përdor termat ‘korrekte’ dhe ‘demokratike’ ‘Gruevski nuk i kupton, ose nuk do ti kuptojë mesazhet e OSBE / ODIHR-it, të eurokomisarit Fyle, dhe së fundmi të kancelares Merkel

LSDM opozitare ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit Gruevski dhënë në intervistën për revistën ‘Republika’. Sipas LSDM-së opozitare, kryeministri Gruevski nëpërmjet zgjedhjeve kriminale ka poshtëruar vullnetin e votuesve. Kjo sipas tyre është shkruar në mënyrë të qartë edhe në raportin e OSBE / ODIHR-it, që në raportin për zgjedhjet nuk i përdor termat ‘korrekte’ dhe ‘demokratike’ ‘Gruevski nuk i kupton, ose nuk do ti kuptojë mesazhet e OSBE / ODIHR-it, të eurokomisarit Fyle, dhe së fundmi të kancelares Merkel që kërkojnë gjyqësor të pavarur, media të lira dhe demokraci. Me këtë Nikolla Gruevski e bart drejtpërdrejt përgjegjësinë për krizën politike në vend’, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së. Ndwrkohw Kryeministri Gruevski zbulon se pas Samitit në Berlin në zgjidhjen e problemit që zgjat me dekada drejtpërdrejt do të përfshihet Merkel dhe bashkëpunëtorët e saj, stimuluar nga Obama dhe administrata e tij, i cili do të kërkoj rol më aktiv dhe më të fuqishëm.Ndërkaq, Berlini nga Shkupi siç thotë ai ka kërkuar që sa më shpejtë të shmangen dobësitë e detektuar. Njëra nga këto mangësi është dialogu politik. Sipas interpretimit të tij në porositë dhe deklaratës që doli nga ky Samit, për krizën politike fajin e ka opozita dhe ajo duhet të kthehet në Parlament.‘Falsifikimi i supozuar dhe zgjedhjet e pandershme ishin alibi për Zaevin të mbetet kryetar i LSDM-së. Tani duan të kthehen por nuk dinë se si. Kanë përplasje të brendshme me grupin e Crvenkovskit. Për të pasur qëndrim më të ngurtë? Shkojnë drejt murit, nuk e di kush i pari do t’i bie murit, por kjo do të ketë një fuqi serioze, ajo goditje e murit me kokë, por do të jetë vonë të kuptojnë dhe gjatë kësaj fatkeqësisht do të jetë në dëm të Maqedonisë’, është shprehur më tej kryeministri.Sipas Gruevskit, njëri nga problemet kyçe për mos zgjidhjen e krizës politike janë mediumet siç i vlerëson Gruevski, sorosoide, të cilat sipas tij diktojnë politikat e Zaevit, i cili nuk ka kreativitet dhe forcë politike t’iu kundërvihet atyre.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *