Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Tre të vdekur për dy javë në Idrizovë

LSDM: Tre të vdekur për dy javë në Idrizovë

24 shtator-
‘Ministria e Drejtësisë e ka për detyrë t’i vërtetojë zërat, se a është e vërtetë që të burgosurve iu janë kërkuar nga 1000 denarë për të rinovuar burgun e Idrizovës dhe nëse është e vërtet, t’i sanksionojë këto veprime joligjore…raporte të ndryshme të BE-së dhe Avokatit të Popullit konfirmojnë për trajtimin jo human dhe kushtet nën çdo standard në burgjet e Maqedonisë’, deklaroi Mirosllav Vujiq, LSDM.

Për shkak të kushteve të rënda dhe mos kujdesit mjekësor, në burgun e Idrizovës, vetëm dy javët e fundit, jetën e kanë humbur tre të dënuar. Shifrat alarmante i publikoi LSDM-ja opozitare. Mirosllav Vujiq, njoftoi se dy prej të ndjerëve vuanin nga kanceri, ndërsa për të njëjtit nuk është ofruar trajtim adekuat mjekësor. Nga LSDM-ja vlerëson se burgu i Idrizovës ka kapacitet për 800 të burgosur, ndërsa për momentin, dënimin e vuajnë rreth 1600 të burgosur. Madje sipas opozitës, personave të burgosur u janë kërkuar nga 1 mijë denarë për gjoja, rinovimin e burgut.

‘Ministria e Drejtësisë e ka për detyrë t’i vërtetojë zërat, se a është e vërtetë që të burgosurve iu janë kërkuar nga 1000 denarë për të rinovuar burgun e Idrizovës dhe nëse është e vërtet, t’i sanksionojë këto veprime joligjore…raporte të ndryshme të BE-së dhe Avokatit të Popullit konfirmojnë për trajtimin jo human dhe kushtet nën çdo standard në burgjet e Maqedonisë’, deklaroi Mirosllav Vujiq, LSDM.

Vujiq tha se të burgosurit, pos dënimit që vuajnë, brenda në burgje dënohen edhe një herë, kësaj radhe nga kushtet tejet të vështira. Opozita kuzoi Qeverinë Gruevski se nuk ka kapacitet për t’i respektuar të drejtat e qytetarëve të Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *