Home / Lajme / Maqedoni / Mbahet olimpiada e pensionistëve në Tetovë (VIDEO)

Mbahet olimpiada e pensionistëve në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 06 Shtator – Qyteti i Tetovës për herë të parë ka qenë nikoqire e olimpiadës së pensionistëve të Maqedonisë.

Në hapësirat e restorant Arena është zhvilluar olimpiada e pensionistëve ku kanë marrë pjesë të gjithë pensionistet e shoqatës nga e gjithë Maqedonia, me crast kanë zhvilluar lojëra dhe aktivitete të ndryshme. Të pranishëm në këtë organizim ka qenë edhe ministri i punës dhe politikës sociale Dime Spasov, Amed Qazimi nga komuna e Tetovës si dhe shumë personalitete të tjera.

Kryetari i këshillit ekzekutiv të pensionistëve të Tetovës Shaban Azizi theksoi se Tetova për herë të parë është nikoqire e këtij organizmi për aq kohë sa mbahet, duke shpresuar që ne të ardhmen përsëri olimpiada të mbahet në qytetin tonë.

Nga ana tjetër në fjalimin e tij Ministri i punës dhe politikës sociale Dime Spasov, tha se mbajtja e këtij manifestimi krahas asaj që mundëson argëtim dhe rekreim në mesin e pesnionistëve, poashtu mundëson edhe më shumë përvojë mes tyre. Ministria e Punës dhe Politikës sociale është organizatore e këtij manifestimi republikan dhe çdo herë do të përkrahë këto manifestime që kanë të bëjnë me interest e pesniosnitëve”, tha Ministri Spasov.

Me këtë rast janë mbajtur garra në shah, tërheqje të litarit, hudhjes së gjyles dhe shumë tjera, kurse këto gara të cilët quhen Olimpiada e Pensionistëve për herë të parë janë mbajtur para 19 vitesh me iniciativë të shoqatës së pensionistëve të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *