Home / Lajme / Maqedoni / Mbyllet projekti forumi në bashkësi (VIDEO)

Mbyllet projekti forumi në bashkësi (VIDEO)

Tetovë, 23 Shtator – Çerdhja e Tetovës Rinia do të rinovohet me mjete të ambasadës së Zvicrës pasi që në kuadër të projektit Forumi në Bashkësi qytetarët zgjodhën si projekt prioritar renovimin e çerdhes.

Në këtë eveniment ishte e pranishme edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, e cila tha se krahas këtij projekti poashtu edhe të tjerat do të jenë pjesë e agjendës së komunës.

” Unë jamë jashtë zakonisht e kënaqur që ne arritëm deri në fund të këtijë sesioni me Forumin në Bashkësi të cilin e kemi kryer në bashkëpunim me ambasadën zvicrane dhe normalisht u jemi shumë mirënjohës është diskutu na institucionet, përfaqësuesit në kuadër të këtyre projekteve dhe si më urgjenti është zgjedhur projekti për rikonstruimin e çerdhes së fëmive, në të cilën ne participojm si komunë me 40% nga vlera e përgjithshme e investimit ndërsa 60% nga ana e ambasadës së Zvicrës ku investimi i tyre sillet rreth 70.000 Euro ” tha kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Drejtoresha e Çerdhes Rinia Ramije Dauti, tha se ky projekt do të mudnësojë renovimin e çerdhes.

” Në sesionin paraprak fitoi me shumicë votash projekti për rikonstruimin e dritareve dhe dyerve hyrse të objektit edhe qendra sportive ” tha drejtoresha e Çerdhes Rinia Ramije Dauti, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, dje edhe përfundoi projekti Forumi në Bashkësi ku qytetarët përmes anketës zgjedhin projektet prioritare për vendbanimin e tyre. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *