Home / Lajme / Maqedoni / Memorandumi për bashkëpunim midis Ministrisë së Ekologjisë dhe USHT-së (VIDEO)

Memorandumi për bashkëpunim midis Ministrisë së Ekologjisë dhe USHT-së (VIDEO)

Tetovë, 30 shtator – Në këtë mënyrë presim avancimin e përvojave dhe përforcimin e kapaciteteve të të dyja palëve, gjë që do të rezultojë me përmirësimin e gjendjeve në mjedisin jetësor – theksoi Izairi në fjalimin e tij, transmeton Televizioni Koha.

Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës Vullnet Ameti, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me qëllim që të thellohet bashkëpunimi midis dy institucioneve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, njofton Televizioni Koha.

Ministri Izairi potencoi se avancimi i marrëdhënieve partneriale në mes të dy institucioneve do të jetë në drejtim të organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të informatave relevante, përvojave ekzistuese dhe të reja, ndihmës reciproke me këshilla profesionale, si dhe në drejtim të bashkëpunimit në hartimin e strategjive dhe projektve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit jetësor me qëllim të krijimit të një mjedisi jetësor të qëndrueshëm.

– Në këtë mënyrë presim avancimin e përvojave dhe përforcimin e kapaciteteve të të dyja palëve, gjë që do të rezultojë me përmirësimin e gjendjeve në mjedisin jetësor – theksoi Izairi në fjalimin e tij, transmeton Televizioni Koha.

Nënshkrimi i Memorandumit nënkupton edhe përfshirjen e njohurive profesionale të ekspertëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës në përpunimin e dokumentacionit të nevojshëm të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa njëherësh Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor obligohet që ta përfshijë kuadrin e Universitetit në vlerësimin e projekte të ndryshme në kuadër të Ministrisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *