Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Ademi për vizitë në Shkollën Fillore “Naim Frashri” në komunën e Vrapçishtit

Ministri Ademi për vizitë në Shkollën Fillore “Naim Frashri” në komunën e Vrapçishtit

25 shtator-Investimi i Ministrisë për arsim dhe shkencë, përfshiu edhe ndërtimin e pjesës së posaçëm për vendosjen e kazanit për ngrohje, e njëkohësisht punohej edhe në lidhshmërinë e sallës së shkollës me sistemin për ngrohje.

Ministri për arsim dhe shkencë Mr. Abdilaqim Ademi, sot e vizitoi shkollën fillore “Naim Frashri” të rindërtuar në fshatin Negotinë të komunës së Vrapçishtit.
– Kjo shkollë është pjesë e projektit të Ministrisë për arsim dhe shkencë për rekonstruimin e shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë. Me investimin me vlerë rreth 300.000 euro, shkolla fitoi fasadë të re, kulmin e ri, tërësisht është ndërruar zdrukthëtaria, kurse kati më i epërm, i cili deri tani nuk ishte në funksion, tani është kompletuar dhe i gatshëm për mësim, deklaroi ministri Ademi.
Investimi i Ministrisë për arsim dhe shkencë, përfshiu edhe ndërtimin e pjesës së posaçëm për vendosjen e kazanit për ngrohje, e njëkohësisht punohej edhe në lidhshmërinë e sallës së shkollës me sistemin për ngrohje.
– Investimi në objektin shkollor, nuk do të thotë vetëm përmirësim i kushteve për punën e arsimtarëve dhe nxënësve, por ky paraqet investim në ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë dhe të përparimit të saj social dhe ekonomik, sepse rinia e edukuar, është faktori bazë dhe kryesor për zhvillimin e vendit. Kjo nuk është shkolla e fundit në të cilën Ministria për arsim ka investuar në rekonstruimin e saj. Gjithkund ku gjatë 50 viteve të fundit nuk është bërë asgjë, përkatësisht nuk është investuar asnjë denar, Ministria gjithmonë do të jetë e gatshme të ndihmojë që të munden të gjithë nxënësit të edukohen sipas të gjitha standardeve evropiane dhe botërore, përkujtoi ministri Ademi gjatë vizitës në Shkollën fillore “Naim Frashri.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *