Home / Lajme / Maqedoni / Miratohen ndryshimet e ligjit për mediat

Miratohen ndryshimet e ligjit për mediat

2 shtator-Ndaj këtyre ndryshimeve ka reaguar Shoqata e Gazetarëve duke thënë se me këto ndryshime nuk mbrohet liria e shprehjes por ato i janë në shërbim të interesave të politikës ditore. Sipas tyre me këto ndryshime, qeveria vetëm sa dëshiron të disiplinoj mediat.

Me 62 vota pro Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për shërbime audio dhe audio-vizuale. Sipas ekzekutivit, këto ndryshime janë në funksion të përmirësimit të kualitetit të ligjit dhe funksionim sa më të thjeshtë të sistemit dhe komisionit. Me këto ndryshime qeveria kompenson 50% të harxhimeve për prodhimet vendase.

“Me këto ndryshime do të përcaktohet vlera maksimale e pagesës së kompensimeve për prodhim të programit të tillë, të definohet puna e komisionit 7 anëtarësh e cila do të vendos se si do të shpërndaj mjetet për këtë prodhimin dhe programin e emituar, të përcaktohet procedura për përmirësimin e propozim projektit deri në realizimin e pagesës së projektit që duhet të arsyetohet dhe mbështetur me harxhime reale”, deklaroi Marta Arsovska Tomovska, zv. /ministre e shoqërisë informatike.

Ndërkohë deputetja e BDI-së Kaltrina Azizi gjatë debatit të saj rreth ndryshimeve të ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale apostrofoj domosdoshmërinë e përfshirjes të portaleve nën ombrellën e këtij ligj. Sipas saj shumica e këtyre portaleve duke vrapuar pas ekskluzivitetit, shpifin duke shkelur privatësinë e personaliteteve të ndryshme.

“Mendoj se ka ardhur koha t’i jepet fund informacioneve tendencioze dhe të pabaza. Dhe jemi dëshmitarë se kohëve të fundit kjo dukuri është shtuar dhe çdo ditë shohim kinse lajme ekskluzive ku gazetarët jo-profesionistë merren më së shumti se ku hëngri darkë apo drekë deputeti apo një person tjetër zyrtar dhe nuk merren me lajme të cilat kanë të bëjnë me gazetari bërjen profesionale”, tha Kaltrina Azizi, deputete e BDI-së.

Ndaj këtyre ndryshimeve ka reaguar Shoqata e Gazetarëve duke thënë se me këto ndryshime nuk mbrohet liria e shprehjes por ato i janë në shërbim të interesave të politikës ditore. Sipas tyre me këto ndryshime, qeveria vetëm sa dëshiron të disiplinoj mediat.

“Qeveria në vend që t’i kompensojë gjysmën e harxhimeve për prodhimin vendor, duhet të përgjysmojë orët për emetimin e programit vendor dokumentar dhe të filmit të radiodifuzerëve kombëtar. Ne dyshojmë se me kompensimin e pjesshëm të harxhimeve për prodhimin e programit dokumentar dhe të filmit, qeveria nuk ka për qëllim të nxisë prodhimin e këtij lloj programi, por të shtojë edhe më tepër trysninë financiare ndaj mediave për të kontrolluar politikën e tyre editoriale. Me këtë zgjidhje, qeveria ndikon edhe mbi përmbajtjen e prodhimit vendor sepse vlerësimin se cili projekt duhet të financohet nga qeveria do ta bëjë një komision ndërministror, i cili do të jetë organ politik”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Nga SHGM-ja thonë se në vend të rritjes së fondeve për mediat nga ana e qeveris duhet të debatohet hapur për promovimin e fushatave të qeveris e cila duhet të rregullohet me ligj në të cilin qartë do të definohet interesi publik i tyre, shpenzimi të jetë transparent dhe shpërndarja të bëhet në bazë të kritereve të qarta. Alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *