Home / Lajme / Maqedoni / Mogerini: Nëse nuk zgjidhet emri mund të ketë destabilizim

Mogerini: Nëse nuk zgjidhet emri mund të ketë destabilizim

2 shtator-“Duhet mund më i madh, jo vetëm në kontaktet me Maqedoninë, por edhe me shtetet e tjera. Duhet të përpiqemi ta zgjidhim atë çështje dhe punët të nisin përpara sepse edhe gjendja e brendshme në vend mund të shkojë në drejtim të padëshiruar nëse çështja për emrin nuk zgjidhet dhe punët nuk ndryshojnë”, theksoi Mogerini

Ministrja e Punëve të Jashtme e Italisë dhe Përfaqësuesja e re e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, të martën në Parlamentin evropian paralajmëroi se nëse së shpejti nuk zgjidhet kontesti i emrit i imponuar nga Greqia, është e mundshme përkeqësimi i gjendjes së brendshme në Republikën e Maqedonisë. Siç lajmëron korrespondenti i MIA- nga Brukseli, Mogerini, e cila para Komitetit për punë të jashtme (AFET) të Europarlamentit u shfaq në cilësinë e kryesueses me Këshillin e Unionit, gjithashtu theksoi se nevojitet të investohet mund më i madh me qëllim që të zgjidhet kontesti prej disa dekadave ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. “Duhet mund më i madh, jo vetëm në kontaktet me Maqedoninë, por edhe me shtetet e tjera. Duhet të përpiqemi ta zgjidhim atë çështje dhe punët të nisin përpara sepse edhe gjendja e brendshme në vend mund të shkojë në drejtim të padëshiruar nëse çështja për emrin nuk zgjidhet dhe punët nuk ndryshojnë”, theksoi Mogerini, e cila pas emërimit si trashëgimtare e Kethrin Eshtonit (pozitën do ta marrë pasi që të formohet i tërë Kolexhi i komisarëve, sipas të gjitha gjasave, më 1 nëntor), vazhdimisht e quan vendin tonë me akronimin “FYROM”. Edhe pse theksoi se zgjerimi është në agjendën e Kryesimit italian me BE-në, që do të zgjasë deri në fund të vitit, Mogerini përsëriti se pritet vendimi i kontestit për emrin me Greqinë, me qëllim që Maqedonia të përparojë në eurointegrime.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *