Home / Lajme / Maqedoni / NATO hap samitin me temën për Ukrainën lindore

NATO hap samitin me temën për Ukrainën lindore

4 shtator-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe udhëheqës të shteteve anëtare të NATO-s, do të flasin edhe për veprimet e ruse në Ukrainën lindore, aty ku separatistët pro-rusë po luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës.

NATO hap sot samitin dy ditor në Uels të Britanisë, ku fokus do të jenë temat mbi problemet në Ukrainën lindore dhe për miratimin e një plani që do të forcon praninë e NATO-s përgjatë kufijve lindorë të aleancës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe udhëheqës të shteteve anëtare të NATO-s, do të flasin edhe për veprimet e ruse në Ukrainën lindore, aty ku separatistët pro-rusë po luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës.
NATO thotë se separatistët po mbështetën nga Kremlini, diçka që zyrtarët rusë e kanë mohuar në vazhdimësi.
Tema tjera të samitit përfshijnë edhe veprimet e militantëve të Shtetit Islamik në Irak e Siri, dhe për tërheqjen e forcave të NATO-s nga Afganistani.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *