Home / Lajme / Maqedoni / Ndalohen 150 emigrantë sirianë në trenin transportues

Ndalohen 150 emigrantë sirianë në trenin transportues

1 shtator-Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, policia ka zbuluar të paktën 200 emigrantë ilegalë. Disa prej janë vendosur në Qendrën për kujdesin e azilkërkuesve në Shkup, ndërsa disa janë kthyer në vendet e tyre amtare

Policia mbrëmë zbuloi mbi 100 sirianë dhe irakianë në trenin për transportin e thëngjillit në Veles. Personat, midis të cilëve kishte edhe gra dhe fëmijë, janë emigrantë ilegalë të cilët iknin nga veprimet luftarake në vendet e tyre në drejtim të Serbisë. Sipas deklaratave që u dhanë autoriteteve, udhëtimin e tyre e filluan nga kufiri grek me Turqinë, për çka paguan nga 3200 euro. Për rrugën nga Greqia në Serbi iu kërkuan plus 800 euro. Policia po punon për zbulimin e personave që morën pjesë në kontrabandimin e emigrantëve. Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, policia ka zbuluar të paktën 200 emigrantë ilegalë. Disa prej janë vendosur në Qendrën për kujdesin e azilkërkuesve në Shkup, ndërsa disa janë kthyer në vendet e tyre amtare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *