Home / Lajme / Maqedoni / Në Kuvend diskutim publik për amendamentet kushtetuese

Në Kuvend diskutim publik për amendamentet kushtetuese

29 shtator-Para se të kthehen sërish në Kuvend si propozim-amendamente të Kushtetutës, Qeveria duhet të sendërtojë një pjesë të vërejtjeve të parashtruara në debatet publike.

Diskutim publik për amendamentet kushtetuese do të mbahet sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Deri më tani janë mbajtur disa debate publike për projekt-amendamentin, propozuese të kujt është Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Para se të kthehen sërish në Kuvend si propozim-amendamente të Kushtetutës, Qeveria duhet të sendërtojë një pjesë të vërejtjeve të parashtruara në debatet publike.

Për çdo propozim – amendament, Kuvendi në seancë duhet të votojë në mënyrë të veçantë me dy të tretën e shumicës.

Procedura për miratimin e ndryshimeve kushtetuese pritet të përfundojë deri nga mesi i tetorit.

Definimi i martesës si bashkësi mes një burri dhe një gruaje, precizimi i rregullave fiskale në kuadër të buxhetit edhe atë për deficitin buxhetor dhe borxhin publik, ndryshimi i emrit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, vendosje e institutit Ankesa kushtetuese, ndryshimi i përbërjes së këshillit gjyqësor, ndryshimi i kompetencës për vendimmarrje për ankesë të vendimeve të Këshillit gjyqësor për zgjedhje të gjykatësve, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor i një gjykatësi ose një kryetari të gjykate dhe vendosje e kompetencës për vendimmarrje për ankesë ndaj vendimeve të Këshillit të prokurorëve publikë, shkarkim i ose sanksion tjetër i shqiptuar i prokurorit publik nga ana e Gjykatës Kushtetuese, krijimi i mundësisë kushtetuese për formimin e zonës financiare, qasja drejt ndryshimeve të Kushtetutës, me qëllim të definimit të Entit shtetëror për revizion si kategori kushtetuese, janë propozimet për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshimet e fundit të Kushtetutës janë miratuar më 12 prill në vitin 2011.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *