Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni nuk ka rrezik nga ebola

Në Maqedoni nuk ka rrezik nga ebola

Shkup, 09 Shtator – Në Maqedoni nuk ka rrezik nga virusi i ebolas, ka informuar Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup.

Shqetësimi ka ardhur pasi që gjatë fundjavës dy studentë nigerian janë izoluar nga Aeroporti i Shkupit, me dyshimin se tek ta ishin vërejtur simptomet e virusit vdekjeprurës afrikan.

Dy studentët kanë qenë vetëm me temperaturë të lartë dhe se pas analizave është konstatuar se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Studentët janë ankuar dhe se pas kontrollit nuk është zbuluar ndonjë infektim apo virus”, theksoi prof.dr. Snezana Stojanovska nga Klinika Infektive. Studentët nigerian po studjojnë në Universitetin “Shën Apostol Pavle” në Ohër.

Virusi vdekjeprurës ebola po merrë përmasa të rrezikshme, duke rritur numrin e viktimave që humbin jetën nga infektimi permanent.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *