Home / Lajme / Maqedoni / Në Medresën e femrave u regjistruan 38 nxënëse (VIDEO)

Në Medresën e femrave u regjistruan 38 nxënëse (VIDEO)

Tetovë, 05 Shtator – Në medresenë Isa Beu paralelja e shtrirë në Tetovë këtë vit janë regjistruar 38 vajza për shkollim të mesëm në këtë shkollë, njofton Televizioni Koha.

Të pranuarat paraprakisht është dashur ti nënshtrohen provimit pranuese, i janë nënshtruar psiko testit si dhe shumë aktivitete të tjera që të pranohen në këtë shkollë. Krahasuar me vitin e kaluar ku ishin regjistruar 55 nxënëse këtë vit kjo shkollë është ballafaquar me një rënië të nxënësve si pasojë e uljes së natalitetit, migrimit por sipas analizave që ka kryer kjo shkollë kanë ardhur në një përfundim se kjo rënie vjen edhe nga presioni i fshehtë për tu regjistruar nxënëset, tha mes tjerash drejtori i kësaj shkolle Bari Aliu, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe interesimi për tu regjistruar në këtë shkollë është shumë i madh ku përveç nxënëseve nga rajoni i Tetovës kjo shkollë ka mundësuar që mësim fetarë të ndjekin edhe nxënëse nga jashtë Maqedonis si Kosova, Serbia dhe Mali i Zi ku asnjëherë nuk janë refuzuar kërkesat e tyre për regjistrim në qoftë se kanë pasur të rregulluar të gjitha dokumentacionet përkatëse thonë nga kjo shkollë.

Ndryshe gurrëthemeli i objektit ku janë të vendosura sot paralelet e shtrira të medresesës Isa Beu për femra në Tetovë u vendos në vitin 2008. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *