Home / Lajme / Maqedoni / Në sheshin e Shkupit jo përmendorja e Agollit, por e maqedonasit Sharllo

Në sheshin e Shkupit jo përmendorja e Agollit, por e maqedonasit Sharllo

Shtator-Vendosjen e përmendoreve të Nexhat Agollit, Pjetër Bogdanit dhe Josif Bagerit e kemi prit si ngjarje dhe jam i bindur se do të realizohet shpejtë sepse ato përmendore janë gati dhe pritet vetëm vendosja e tyre.

Përmendorja pa mbishkrim që ditë më parë u vendos në sheshin e Shkupit nuk është e heroit shqiptar Nexhat Agolli, por edhe heroit maqedonas Metodija Shatorov – Sharllo.

Kjo është konfirmuar nga deputetja e VMRO-DPMNE, Liljana Zaturovska e cila ka qartësuar se kujt i takon kjo përmendore, që nga disa media u shpallë se ishte e Nexhat Agollit. Ajo me këtë rast ka ironizuar edhe me Artan Grubin, deputetin dhe shefin e kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ky i fundit vetëm pas disa orëve të publikimit të lajmit shkrepi një “selfie” pranë kësaj përmendoreje, duke mos pasur dijeni për vërtetësinë e përmendores.

Por, pikërisht gjithçka ka sqaruar deputetja e VMRO-DPMNE e cila ka theksuar se kjo përmendore në pjesën qendrore të Shkupit nuk i takon Nexhat Agollit. Por ajo ka komentuar edhe veprimin e deputetit Grubi duke shkruar në profilin e saj në facebook se të jetë i vetëdijshëm se para përmendores që fotografohet nuk është Nexhat Agolli por Metodija Shatorov – Sharllo.

“Të dinte t paktën pak historinë, z.Artan Grubi dhe të kushte të paktën pak më shumë kapacitet, horizonte njerëzore dhe kulturore si dhe të mos të ishte i kapluar me urrejtje, irredentizëm, thjeshtësi, cektësi dhe dëshirë për vetë-promovim se sa shqiptar i madh që është. Si dhe ti kishte ngjarë pak Nexhat Agollit i cili e ka dashur aq shumë shtetin tonë të përbashkët, si dhe të lexonte diçka për të, do të dinte se si ai është dukur dhe si ka vepruar dhe në ashtu rrethana, të komplikuara për të, do të ishte i vetëdijshëm se personi në përmendore para së cilës ai ka bërë fotografi, nuk është Nexhat Agolli por është Metodija Shatorov-Sharlo!” shkruan Zaturoska, transmeton portali maqedonas Republika deklaratën e deputetes Zaturovska.

Por Grubi në profilin e tij ka dhënë përgjigjen e tij lidhur me selfien para përmendores duke shkruar:

Kur informohesh për diçka gabim, mund të nisësh edhe luftë e le më me bo selfie

Seriozisht, i keqinformuar padashje nga shumë media që botuan lajmin për vendosjen e përmendores se Nexhat Agollit në qendër të Shkupit, por edhe nga dëshira e madhe që më në fund ti shoh të derdhur në bronzë Agollin, Bogdanin dhe Bagerin, ndodh që paskam gabuar bashkë me shumë të tjerë, andaj, Ju kërkoj falje të gjithë juve që u gëzuat po aq sa edhe unë, por edhe që u mashtruat po aq sa edhe unë.

Vendosjen e përmendoreve të Nexhat Agollit, Pjetër Bogdanit dhe Josif Bagerit e kemi prit si ngjarje dhe jam i bindur se do të realizohet shpejtë sepse ato përmendore janë gati dhe pritet vetëm vendosja e tyre.

Ndërsa këtyre deputetëve anonim të Kuvendit që kërkojnë famë duke ma përmendur emrin dhe duke u marrë me mua nëpërmjet te teksteve që ju ka shkruar tjetër jush, ju them Tung e keni. INA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *