Home / Lajme / Maqedoni / OEMVP mbron markat e BNK-së (VIDEO)

OEMVP mbron markat e BNK-së (VIDEO)

Tetovë, 10 Shtator – OEMVP në partneritet me Entin shtetëror për pronësi industriale të republikës së Maqedonisë dhe Drejtorinë e përgjithshme të patentimit dhe markave të Shqipërisë janë pëgjegjëse për implementimin e projektit ” Mbrojtja e markës së produkteve nga bashkëpunimi ndërkufitar” të financuar nga bashkimi Evropian.

Oda e Maqedonisë Veriperëndimore në partenritert me Entin shtetëror për pronësi industriale të Republikës së Maqedonisë dhe Drejtorinë e përgjithshme të patentimit dhe markave të Republikës së Shqipërisë në kuadër të thirrjes së tretë për bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni- Shqipëri, IPA programi 2007 – 2013 janë përgjegjëse për implementimin e projektit “Mbrojtja e markës së produkteve nga bashkëpunimi ndërkufitar” të financuara nga bashkimi Evropian, njofton Televizioni Koha.

I pranishëm në evenimentin e sotshëm ishte edhe kryetari i Odës ekomomike të Maqedonisë Veriperëndimore Menderes Kuçi.

” Në kuadër të këtijë projekti do të kenë mundësi të gjithë afaristët tanë ti shfrytëzojn benefizionet që i ofron institucioni jonë që është i liçencuar dhe që është përgjegjës për implementimin e këtijë projekti e që ka të bëjë me mbrojtjen e markave të ndryshme, nevojë kjo që është imidiate tani më kur bizneset janë të tabluar dhe kur nga dita në ditë ato janë prezente me produktet e tyre, por fatkeqësisht një numër i madh i tyre është i pa licencuar gjegjësisht i pa mbrojtur si mall “, tha Menderes Kuçi kryetar i Odës Ekomomike të Maqedonisë Veriperëndimore, transmeton Televizioni Koha.

Ndërsa të pranishmëve iu drejtua edhe kryetarja e komunës së Tetovës Tetuta Arifi.

” Komuna e Tetovës i jepë një rëndësi të madhe mundësis së tërheqjes të IPA projekteve dhe veçanërisht të atyre të bashkëpunimit ndërkufitar dhe më bënë kënaqësi të veçant që kjo është pjesë e një projekti të till në të cilën përveç komunës së Tetovës domethën përfshihet edhe një institucion nga ana shqipëtare apo nga ana e shtetit shqipëtar, në ktë mënyrë konsiderojm që akoma më tepër forcohet bashkëpunimi ndërkufitar por rritet edhe vetëdija jonë për të rruajtur brendet tona “, tha Teuta Arifi kryetare e komunës së Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Mirushe Xheladini koordinatore e projektit foli rreth idësë së këtij projekti.

” Aktivitetet që do të përfshihen në kuadër të këtijë projekti janë takimet e para inicuese siçmbajtëm një në Tetovë në Korrik dhe një në muajin Gusht në qytetin e Kërçovës, hapja e zyrës që sot do të bëjmë dhe hapjen solemne, përfshin organizimin e sesioneve informative ku në mënyr të detajuar do të njoftohen kompanit për rëndësin e markave dhe patentave, do të bëjmë një analizë për markat dhe patentat ekzistuese që janë te kompanit e brezit ndërkufitar, gjithashtu janë të parapara edhe trajnime ku do të kemi ekspert vendas dhe të huaj ” tha Mirushe Xheladini koordinatore e projektit, transmeton Televizioni Koha.

Ky projekt realizohet në pjesën e Pollogutdhe jugperëndim të Maqedonisë duke përfshirë qytetet Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërcovë, Strugë dhe Ohër ndërsa nga ana e Shqipërisë në Korçë dhe Dibër me kohëzgjatje 18 muaj. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *