Home / Lajme / Rajon / Papa Françesku në Shqipëri: Kënaqësi që jam në tokën shqiptare

Papa Françesku në Shqipëri: Kënaqësi që jam në tokën shqiptare

Tiranë, 21 Shtator – Ati i Shenjtë, Papa Françesku prek tokën shqiptare për të bekuar njerëzit e saj.

Papa Françesku mbërriti mëngjesin e të dielës në Shqipëri, duke nisur këtë vizitë historike për vendin tonë. Ati i Shenjtë shkeli tokën shqiptare në orën 09:06 minuta dhe u prit nga Kryeministri Edi Rama, anëtarë të Qeverise e drejtues të Kishës Katolike.

Papa takoi edhe dy femije, nje nga jugu dhe nje nga veriu i vendit, nje pershendetje simbolike kjo per Atin Shenjte. Ne ambientet e salles VIP te aeroportit u zhvillua edhe ceremonia zyrtare, ku Kryeministri Edi Rama i dhuroi Papes, kupen e dheut, nje dhurate simbolike dhe shume domethenese.

Me pas Papa, i shoqeruar nga eskorta papale u nis drejt kryeqytetit. Mijera besimtare kane dale neper rruge per te pritur Atin e Shenjte, duke i dhuruar atij pershendetje teper te ngrohta.

Papa Françesku ka mbajtur fjalën e tij në Presidencë, ku në qendër të fjalimit të tij ka qenë tolerance fetare në Shqipëri.

Sipas Atit të Shenjtë, bashkëjetesa fetare në Shqipëri meriton një vend të veçantë dhe duhet të jetë një shembull që duhet të ndigjet në të gjithë Europën.

“Bashkëpunim mes vendeve të rajonit dhe vendeve të mesdheut dhe të Europës. Respekti është një fjalë thelbësore mes jush, respekti për diversitetin kulturor, për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi është i rëndësishëm. Ka një pasuri ndërshqiptarëve që duhet ta ruani, respektimi i katolikëve dhe myslimanëve është një e mirë për vendin dhe meriton një vend të veçantë në këtë kohë duke nxjerrë në pah diferencat e besimeve të ndryshme. Askush nuk duhet të mendojë se mund të shfrytëzojë zotin për të përdorur dhunën. Ajo që ndodh në Shqipëri , bashkëjetesa paqësore mes komuniteteve të ndryshme fetare, nuk është vetëm e lavdërueshme, por ështe e mundur dhe ju po e praktikoni. Në fakt është një e mirë e vlersueshme për paqen, është një vlerë që duhet të kujdesemi cdo ditë për të, për të shamnguar barrierat e ndryshme dhe për vlerësimin e njërit ndaj tjetrit. Është një thirrje që duhet bërë, që Shqipëria të vazhdojë kështu dhe të kthehet një shembull që duhet ndjekur” theksoi Ati i Shenjtë.

Sipas tij, prania e Kishës dhe veprimet e saj, mirëpriten jo vetëm si shërbim për komunitetin katolik, por për të gjithë kombin dhe se e Bekuara Nënë Tereza dhe martirëve i takon mirënjohja e thellë.

Presidenti Bujar Nishani shprehu emocionin e vecante per viziten e Papa Françeskut ne Shqiperi, ndersa ne fjalen e tij theksoi se ne vendin tone, brez pas brezi eshte trasheguar respekti mes komuniteteve fetare.

“Krishtërimi dhe islamizmi në Shqipëri, kanë ditur veç të komunikojnë. Komunitetetet fetare kanë ditur të qëndrojnë fort edhe gjatë periudhës së egër të komunizmit”, u shpreh Nishani.

Pas daljes nga Presidenca, Papa Françesk ka vendosur qe te pershendese me nje shetitje te shkurter besimtaret qe ndodhen ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ata qe ndodhen tek sheshi “Skenderbej” dhe me pas do te kthehet ne sheshin “Nene Tereza”. Levizja e Papes do te zhvillohet me makinen e tij karakteristike te hapur.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *