Home / Lajme / Maqedoni / Pastrimi i Listës zgjedhore, pa LSDM-në opozitare

Pastrimi i Listës zgjedhore, pa LSDM-në opozitare

Shkup, 12 Shtator – Grupi punues për pastrimin e Listës Zgjedhore pranë KSHZ-së ka përgatitur planin aksional i cili do të shërbej për kontroll të listës aktuale zgjedhore, gjegjësisht sa të dhënat në listën zgjedhore janë ose jo të vërteta.

Në këtë drejtim grupi punues ka përgatitur tre metodologji dhe pritet që me konsensus të miratohet njëra prej tyre, e cila do ti shërbej këtij grupit punues për pastrimin të listës zgjedhore.

“Janë propozuar tre metoda, tre metodologji, analiza mbi bazën e të dhënave, kontroll administrativ. Metoda e dytë që propozohet është kontrolli nga Lista deri tek votuesi dhe metoda e tretë është nga votuesit deri te Lista, do të thotë me kontakt direkt përmes përzgjedhjes së rastësishme të votuesve në rrugë”, deklaroi Bedredin Ibrahimi, kryetar i grupit punues.

Nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë analizë se sa metodologjitë e lartpërmendura përdoren në ndonjë nga vendet anëtare të BE-së. Derisa Abdilaqim Ademi nga BDI-ja u shpreh se subjekti i tij gjithmonë është angazhuar që lista zgjedhore të paraqes dokument që procesin zgjedhor do ta bëj më të besueshëm.

“Do të ishte mirë të kemi një analizë se cila nga këto tre metodologji është pranishme dhe në cilin vend anëtare të BE-së, që të mund të bëjmë një analizë komparative dhe të mund të sjellim një vendim të drejtë dhe adekuat duke përjashtuar këtu ndonjë tentim për eksperiment me kodin zgjedhor”, tha Nikolla Todorov, VMRO-DPMNE.

“Duhet lista zgjedhore të paraqes një dokument dhe bazë për një besueshmëri më të madhe në mbarë procesin zgjedhor, për këtë arsye edhe do ti mbështesim edhe këto aktivitete që propozohen me qëllim që Maqedonia përfundimisht të ketë Listë zgjedhor në të cilin të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje do të kenë besim të plotë”, u shpreh Abdilaqim Ademi, BDI.

LSDM-ja nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Grupit punues të KSHZ-së për Listën zgjedhore, pasi nga kjo parti vlerësojnë se është e pakuptimtë të debatohet në mënyrë parciale, vetëm për njërën nga 5 pikat të cilat LSDM-ja kërkon të jenë në tavolinën e bisedimeve me pushtetin, për sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *