Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: 100 ditët e turpit të BDI-së (VIDEO)

PDSH: 100 ditët e turpit të BDI-së (VIDEO)

Tetovë, 30 shtator – Poshtërimi publik i një eksponenti kryesor të BDI-së me një “selfie” para një komiti maqedonas, përtej budallallëkut të tij flet për pozitën e mjerueshme të BDI-së në këtë Qeveri, ku gjithçka varet nga vullneti i padronit të Ali Ahmetit, Nikolla Gruevski”, tha zëdhënësi i PDSH-së Luan Tresi, transmeton Televizioni Koha.

Zëdhënësi i PDSH-së Luan Tresi duke komentuar 100 ditët e pjesëmarrjes së BDI-së në këtë qeveri ka kritikuar ashpër partinë shqiptare në pushtet, transmeton Televizioni Koha.

“Dje shqiptarët ishin dëshmitarë edhe të një manifestimi të turpit nga ana e BDI-së, për 100 ditë të qeverisë.Dënime kapitale, burgim deri në vdekje për shqiptarët e akuzuar për rastin “monstra”, dënime maksimale për protestuesit, djegie e pronave të shqiptarëve, rrahje e shqiptarëve, diskriminim i përditshëm institucional ndaj shqiptarëve, që paraqet përditshmëri dhe rutinë për qeverinë ku bën pjesë BDI.Në Samitin e NATO-s, Maqedonia as që u përmend, e lere më të flitet për anëtarësim. Të mos harrojmë që Ali Ahmeti e dha peshqesh gjuhën shqipe për në NATO, sikur shqipja të ishte pengesë për anëtarësim! As NATO, as gjuhë shqipe!Në këto 100 ditë kishte thellim edhe më shumë të bashkëpunimit me Serbinë me nënshkrimin për finalizim të marrëveshjes, për përfaqësi të përbashkëta diplomatiko-konzulare.Duke pasur resorin e arsimit nuk mundën ti ndryshojnë as emrat e shkollave, e lere më plotësimin e kërkesave dhe nevojave të arsimit shqip, i cili ndodhet në situatë katastrofale.Për 100 ditë miratuan një rebalanc antishqiptarë të buxhetit dhe janë në përfundim me miratimin e buxhetit për vitin 2015, i cili është skajshmërisht diskriminues për shqiptarët.BDI me legjitimitet të vjedhur dhe të blerë, të pa aftë dhe të paditur, të korruptuar dhe të zhytur në hajni, i kanë zhytur në mjerim dhe pa-perspektivë të thellë shqiptarët.Poshtërimi publik i një eksponenti kryesor të BDI-së me një “selfie” para një komiti maqedonas, përtej budallallëkut të tij flet për pozitën e mjerueshme të BDI-së në këtë Qeveri, ku gjithçka varet nga vullneti i padronit të Ali Ahmetit, Nikolla Gruevski”, tha zëdhënësi i PDSH-së Luan Tresi. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *