Home / Lajme / Maqedoni / PDSH bëhet gati për kongresin e gjashtë

PDSH bëhet gati për kongresin e gjashtë

22 shtator-Në të gjitha këto degë të partisë, në një frymë të relaksuar, me një angazhim maksimal e procedura demokratike, konform Statutit të partisë, u zgjodhën organet drejtuese nëpër nëndegët dhe degët përkatëse, si dhe u zgjodhën delegatët për kongresin e 6-të të Partisë Demokratike Shqiptare.

Sot në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare anëtari i këshillit për organizimin e kongresit partiak, Azem Sadiku mbajti konferencë për shtyp:

“Në emër të këshillit për organizimin e kongresit të 6-të të Partisë Demokratike Shqiptare dëshiroj të informoj opinionin, se jemi duke punuar intensivisht në terren me strukturat e partisë dhe në përputhje me Statutin.

Javën që lëmë pas janë rrumbullaksuar aktivitetet në këto degë të PDSH-së: Hasan Beg (Shkup), Studenican, Kumanovë, Tetovë, Zhelinë, Saraj, Bogovinë, Bërvenicë-Cellopek, Negotinë-Vrapcisht dhe Forumin e Gruas Shqiptare pranë PDSH-dega Strugë.

Në të gjitha këto degë të partisë, në një frymë të relaksuar, me një angazhim maksimal e procedura demokratike, konform Statutit të partisë, u zgjodhën organet drejtuese nëpër nëndegët dhe degët përkatëse, si dhe u zgjodhën delegatët për kongresin e 6-të të Partisë Demokratike Shqiptare.

Shfrytëzoj rastin që në emër të këshillit për organizimin e kongresit të 6-të t’i falënderoj të gjithë aktivistët e PDSH-së për kontributin dhe angazhimin e tyre, njëherazi strukturave të zgjedhura në këto degë të sipërpërmendura ju dëshirojë shëndet dhe suksese në punë.

Aktiviteti zhvillohet në bazë të asaj dinamike që ne si këshill e kemi paraparë, gjithashtu theksojmë që në ditët në vazhdim do të ju informojmë për aktivitetet e mëtutjeshme”, deklaroi Sadiku.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *