Home / Lajme / Maqedoni / PDSH mban kongresin më 12 tetor (VIDEO)

PDSH mban kongresin më 12 tetor (VIDEO)

Tetovë, 29 shtator – Kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të 6-të pran Partis Demokratike Shqiptare z. Orhan Ibrahimi tha se kjo bëhet për aktualitetit politik në vend, kur dihet se Maqedonia nuk morri datë për fillim të negociatave, deputetët e PDSH-së nuk janë pjesë e kuvendit dhe për këtë u nevojitet legjitimtet, transmeton Televizioni Koha.

Kongresin e gjashtë PDSH-ja do ta mbajë më 12 tetor në Tetovë. Ky është vendimi që ka marrë kryesia qendrore e kësaj partie gjatë mbledhjes së sotme, njofton Televizioni Koha.

“ Dëshiroj që t’ju informoj se në mbledhjen e sotme konstatuam se punët e këshillit organizativ për përgatitjen e kongresit të gjashtë të rregullt të Partisë Demokratike Shqiptare janë kryer me shumë sukses. Janë mbajtur 280 kuvende nëpër nëndegë ku shtrihet Partia Demokratike Shqiptare, gjithashtu janë mbajt 28 kuvende dege ku janë përzgjedhur kryesitë e degëve dhe kryetarët e degëve. Në këto kuvende është bërë edhe përzgjedhja e delegatëve për kongresin e gjashtë. Në këtë kongres do të marrin pjesë 683 delegatë, prej atyre 150 janë prej forumit të gruas dhe 102 prej forumit rinor të PDSH-së. Njëkohësisht në këtë mbledhje vendosëm që kongresi të mbahet më 12 Tetor në Tetovë. Vendimin për ta mbajtur më 12 Tetor e sollëm për arsye shumë të mëdha, për shkak aktualitetit politik. Çështja e parë që dua ta theksoj janë ngecjet euroatlantike, e patëm samitin e NATO-s ku Maqedonia su ftua, njëkohësisht dua të theksoj se Partisë Demokratike Shqiptare i duhen organet legjitime që duhet të dalin prej këtij kongresi. Për faktin se në Maqedoni ka një destabilitet të madh politik, ku dita ditës mund të priten edhe zgjedhje të parakohshme, prandaj Partia Demokratike Shqiptare duhet ti ketë organet legjitime për tu përgatitë edhe për sfida të tjera politike. Moment tjetër është edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike Shqiptare, ju e dini se për momentin është jashtë parlamentit dhe i duhet Partisë Demokratike Shqiptare legjitimiteti i organeve funksionale. Këto janë tre arsye që na detyrojnë që ti përshpejtojmë punët për të shkuar drejt kongresit të rregullt të Partisë Demokratike Shqiptare”, tha kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të 6-të Orhan Ibrahimi, transmeton Televizioni Koha.

Motoja e kongresit të PDSH-së është Ecim drejtë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *