Home / Lajme / Maqedoni / PDSH përgatitet për kongresin e gjashtë (VIDEO)

PDSH përgatitet për kongresin e gjashtë (VIDEO)

Tetovë, 15 Shtator – Në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare sot kryetari i këshillit për organizimin e kongresit, Orhan Ibraimi mbajti konferencë për shtyp.

Në emër të këshillit për organizimin e kongresit të 6-të të Partisë Demokratike Shqiptare, ai njoftoi për punën e deritashme të këtij këshilli, transmeton Televizioni Koha.

“Gjithandej ku shtrinë veprimtarinë e vet Partia Demokratike Shqiptare vërehet një mobilizim dhe seriozitet nga të gjitha strukturat partiake. Gjatë këtij vikendi me një sukses të plotë u rrumbullaksuan aktivitetet partiake në disa vendbanime. Evidentimi i anëtarësisë, zgjedhja e kryetarëve të nëndegëve, zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së degëve, si dhe propozime për delegatët e kongresit përfunduan me sukses në degët e Shuto Orizares (Shkup), Krushevës, Manastirit, Resnjës dhe Ohrit”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Ohran Ibrahimi, transmeton Televizioni Koha.

Ai tha se, vlen të përmendet se atmosfera ka qenë mjaft e relaksuar me prurje të reja dhe në një frymë demokratike në kuadër të strukturave tona.

“Në emër të këshillit për organizimin e kongresit të cilin unë e drejtoj, organeve dhe personave të zgjedhur u dëshiroj shëndet dhe suksese në punë. Uroj që kjo atmosferë të bartet edhe në degët tjera ku vepron PDSH”, theksoi Ibrahimi, transmeton Televizioni Koha.

Gjatë ditëve në vijim PDSH paralajmëroi se do të ketë një agjendë të ngjeshur të aktiviteteve për organizimin e strukturave partiake. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Cilët kanë punuar më shumë për ne, udhëheqësit komunistë sllavë të Titos, 1950-1980; apo udhëheqësit demokratë shqiptarë, 1990-2017

Sulejman Mehazi Pasi jemi shumë te revoltuar me politikëbërjen e shqiptarëve, do mundohemi të japim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *