Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Politika qeveritare, nënshtruese për shqiptarët (VIDEO)

PDSH: Politika qeveritare, nënshtruese për shqiptarët (VIDEO)

Tetovë, 16 Shtator – Pas nënshkrimit të marrëveshjes për hapjen e ambasadave të përbashkëta me Serbinë dhe paralajmërimit të mbajtjes së mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Serbisë, sot Partia Demokratike Shqipëtare ka hedhur një sërë kritikash në adresë të partisë shqiptare në pushtet BDI-së.

Dje u nënshkrua marrëveshja për përfaqësim të përbashkët diplomatiko-konzular në mes qeverisë VMRO-BDI dhe asaj Serbe. Në ditën kur Shteti Shqiptar hapi përfaqësinë e parë diplomatike të përbashkët me Kosovën, edhe Qeveria Maqedonisë nënshkroi një marrëveshje të njëjtë, por me Serbinë!

Atë që e nisën para një viti, dje BDI-ja e vulosi, me çka qytetarët shqiptarë me punë në vendet evropiane dhe tej oqeanike do të detyrohen të presin radhë në sportelet, pas të cilave do të ketë shumë mundësi të qëndrojnë të punësuar diplomatikë të shtetit serb!

Si pasojë e politikës nënshtruese të BDI-së në qeveri, shqiptarët e Maqedonisë përveç që përballen me serbet rrugëve, ku policët serb patrullojnë si pasojë e një marrëveshje tjetër të nënshkruar nga po kjo qeveri, tani do të duhet të përballen me ta edhe në përfaqësitë diplomatike!

Kur vjen puna për bashkëpunimin me Serbinë, BDI-ja thotë që kjo na qenka politikë Skandinave, kurse kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Shqipërinë udhëheq politikë mesjetare të injorimit, nënçmimit dhe bllokimit!

Në situatën kur vetëm para disa ditëve në samitin e NATO-s në Wells, Maqedonia jo që nuk morri ftesë për anëtarësim, por, as që u përmend, apo në pritje të raportit negativ pas disa ditësh nga ana Komisionit Evropian, qeveria e Maqedonisë, si duket, veç më e ka gjetur alternativën – Integrimin Pansllavist!

Dhe…sikur krejt kjo të mos mjaftonte. Dje dy qeveritë u morën vesh edhe për mbledhjen e dytë të përbashkët që këtë radhë do të realizohet në Shkup, pas asaj që para do kohe u realizua në Beograd!

PDSH e dënon ashpër këtë orientim të qeverisë VMRO-BDI që pa asnjë dyshim është selektiv, për sa i përket raporteve me fqinjët dhe vlerëson se kjo politikë është nënçmuese dhe e dëmshme për shqiptarët!

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *