Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Rebalanci i buxhetit është antishqiptarë (VIDEO)

PDSH: Rebalanci i buxhetit është antishqiptarë (VIDEO)

Tetovë, 04 Shtator – Ky është çmimi që paguajnë shqiptarët për servilizmin e BDI-së ndaj VMRO-DPMNE-së. Këta të BDI-së nuk kanë probleme se shqiptarët jetojnë keq e ma keq, sepse të zhytur në korrupsion, hajni e krim të organizuar bëjnë jetë luksoze. 236 amendamente që i parashtruam ne ishin për investime për shqiptarët, por të gjitha u hodhën poshtë nga BDI.

PDSH reagoi sot kundër vendimit të koalicionit qeveritar VMRO-BDI për miratimin e rebalancit të buxhetit, me çka sipas tyre edhe një herë legalizohet vjedhja e hises shqiptare në buxhetin e shtetit.

“Neve si grup parlamentar i PDSH-së e vetmja opozitë shqiptare me një skenar paraprakisht të përgatitur nga Ali Ahmeti e BDI, nga pozicioni i partisë në pushtet na u pamundësua që në parlament dhe para opinionit të paraqesim problemet elementare infrastrukturore dhe problemet tjera shoqërore në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët. Me paret e taksapaguesve shqiptar vazhdojnë të ndërtohen projekte ekskluzive maqedonase si: Skopje 2014, Makedonsko Selo, në kulturën maqedonase, infrastrukturë dhe projekte luksoze në vendbanimet e pastra maqedonase, e shqiptaret në lloç e baltë, me spitale të rrënuara e pa shkolla, pa rrugë, pa ujë për pije, pa investime në kulturën e sportin shqiptar, me një fjalë deri sa është në pushtet BDI në 11 buxhete dhe 11 rebalanca vidhen paret e shqiptarëve dhe investohen të maqedonasit”, theksoi deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

Sipas tij, ky është çmimi që paguajnë shqiptarët për servilizmin e BDI-së ndaj VMRO-DPMNE-së. Këta të BDI-së nuk kanë probleme se shqiptarët jetojnë keq e ma keq, sepse të zhytur në korrupsion, hajni e krim të organizuar bëjnë jetë luksoze. 236 amendamente që i parashtruam ne ishin për investime për shqiptarët, por të gjitha u hodhën poshtë nga BDI.

“Te jesh kundër investimeve në vendbanimet shqiptare e në anën tjetër të krekosesh se ke vullnetin e shqiptareve është një pafytyrësi klasike politike. I kanë vota klienteliste, sepse BDI në qeveri nga dita më ditë ua vështirëson jetën shqiptarëve. PDSH nuk do të mund ta heshtni, as sot, po as nesër!”, theksoi Fazliu.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *