Home / Lajme / Maqedoni / Për herë të parë në Komunën e Gostivarit hapet Akademia e Futbollit në gjuhën shqipe

Për herë të parë në Komunën e Gostivarit hapet Akademia e Futbollit në gjuhën shqipe

30 shtator-Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me Nënkryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini dhe drejtorin e Shkollës së Mesme Komunale “Gostivari”, Xhezi Kamberi uruan nxënësit e gjeneratës së parë të Akademisë së Futbollit dhe trajnerët e tyre Argjend Beqiri dhe Erxhan Menga për fillimin me punë, duke u uruar suksese dhe mbarësi

Komuna e Gostivarit është komuna e parë shqiptare në Maqedoni ku është hapur Akademia e Futbollit ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Akademia e futbollit do të funksionoje në kuadër të Shkollës së Mesme Komunale “Gostivari”, ku nxënësit e pranuar përveç mësimit të rregullt do të ndjekin edhe lëndë profesionale nga lëmia e sportit, ndërsa me orar do kenë edhe trajnime intensive në futboll.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me Nënkryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini dhe drejtorin e Shkollës së Mesme Komunale “Gostivari”, Xhezi Kamberi uruan nxënësit e gjeneratës së parë të Akademisë së Futbollit dhe trajnerët e tyre Argjend Beqiri dhe Erxhan Menga për fillimin me punë, duke u uruar suksese dhe mbarësi.

Kryetari Bejta tha se Gostivari ka traditë sporti dhe nuk është bërë gabim gjatë përzgjedhjes për hapjen e Akademisë së futbollit.

“Ne bashkërisht arritëm që ta hapim Akademinë e parë të futbollit në qytetin e Gostivarit, ku mësimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe. Në vitin e parë janë regjistruar 17 nxënës ku 9 janë nga qyteti i Gostivari, katër nga qyteti i Tetovës dhe po aq edhe nga Kërçova. Besoj se vitin e ardhshëm do rritët dukshëm numri. Përzgjedhja e nxënësve është bërë në mënyrë profesionale nga njerëz të cilët e njohin futbollin nga Federata e Futbollit dhe nuk mund të ketë intervenime gjatë regjistrimit. Komuna e Gostivarit i paguan trajnerët të cilët në mënyrë profesionale dhe praktike do ti ushtrojnë fëmijët. Përshkak se në këtë Akademi ka fëmijë edhe nga qytet tjera, në si komunë kemi investuar në konviktin e nxënësve për tu krijuar kushte të mira. Në këtë Akademi kemi investuar 1 milion e 300 denar”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit.

“Me shtabin profesional të sportit dhe aktiviteteve sportive dhe me shërbimin pedagogjik nxënësve ju kemi mundësuar një orar të mirëfilltë që nxënësit të kenë mundësitë më të mira gjatë procesit edukativo arsimor që ti ndjekin lëndët teorike dhe stërvitjet praktike”, theksoi drejtori i Shkollës së Mesme Komunale, Xhezi Kamberi.

“Në anën e praktikës, nxënësit kanë katër herë në javë stërvitje sipas orarit të mësimit. Kur nxënësit janë në ndërrimin e mëngjesit stërvitjet i zhvillojnë pasdite dhe anasjelltas. Katër herë në javë nxënësit kanë ushtrime, ditën e pestë të javës përgatiten dhe ushtrojnë me ekipet e tyre prej nga ku vijnë. Nxënësit janë nga KF Gostivari, Shkëndija, Renova dhe Vëllazërimi. Besoj se nxënësit janë të përgatitur që këtë sistem të trajnimit ta zhvillojnë, në radhë të parë është disiplina ku ata duhet të jenë të rregullt në stërvitje”, u shpreh trajneri Argjend Beqiri.

Nxënësit e Akademisë së futbollit stërvitjet i zhvillojnë në stadiumin e ri të qytetit në Gostivar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *