Home / Lajme / Maqedoni / Përmbyset autobusi në periferi të Shkupit, 49 pasagjer të lënduar (VIDEO)

Përmbyset autobusi në periferi të Shkupit, 49 pasagjer të lënduar (VIDEO)

Shkup, 23 Shtator – 49 pasagjer janë lënduar lehtë nga përmbysja e një autobusi urban të linjës Shkup-Zelenikovë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrethana ende të pasqaruara. Të lënduarit janë dërguar në tre qendrat klinike të qytetit dhe pas intervenimit mjekësor të gjithë janë lëshuar për trajtim shtëpiak përveç dy udhëtarëve që kanë marr lëndime më të mëdha trupore por edhe janë në gjendje të stabile. Rasti po hetohet nga prokuroria dhe Ministria e brendshme, transmeton Televizioni Koha.

“ Sot në orët e mëngjesit konkretisht në orën 7 te ne në qendrën urgjente janë pranuar 14 pacientë të lënduar në aksidentin e komunikacionit me autobus, prej tyre 8 meshkuj dhe 6 femra. Pas diagnostifikimit të shpejtë d.m.th. është bë një organizim i mirë i të punësuarve në qendrën urgjente është ardhur në përfundim se të gjithë janë me lëndime të lehta trupore dhe pas dhënies së ndihmës adekuate mjekësore janë kthyer të gjithë në mjekim shtëpiak. Njëri ka qenë pak me lëndime më të rënda, me thyerje të ashtit të hundës, me një lëndim në kokë të indeve të buta, është bërë trajtimi i pacientit dhe është udhëzuar që të lajmërohet në klinikën për hundë, vesh dhe fyt për trajtim të mëtutjeshëm”, deklaroi Rexhep Selmani, drejtor i qendrës urgjente. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *