Home / Lajme / Maqedoni / Përmendoret, Mançevski: Trajanovski fsheh të vërtetën

Përmendoret, Mançevski: Trajanovski fsheh të vërtetën

25 shtator-“Drejtoria për Zbulim Financiar nuk është kompetente të veprojë në bazë të tendencave në shkrimin tuaj, respektivisht nuk ka kompetencë të ngrejë procedurë. Të njëjtën do ta dorëzojë deri tek Drejtoria e të Ardhurave Publike, e cila është kompetente për këtë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Zbulim Financiar

LSDM-ja ende nuk ka marr nuk përgjigje adekuate lidhur me 5 përmendoret kontestuese as nga Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe as nga Drejtoria për Zbulim Financiar. Damjan Mançevski akuzon Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski se po e fsheh të vërtetën. Sipas Mançevskit, përveç Koce Trajanovskit, edhe institucionetkompetente po e fshehin të vërtetën për këto përmendore donatori i të cilave është një shoqatë e panjohur për opinionin.

“Jo vetëm që fshihet Koce Trajanovski, por fshihen edhe institucionet kompetente. Këto janë përgjigjet që i morëm nga Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Drejtoria për Zbulim Financiar. Që të dyja distancohen si jokompetente. Atëherë kush është kompetent? Kush duhet të vërtetojë prejardhjen e parave të donatorit që fshihet nga opinioni, i cili ka të ardhura prej 45 mijë eurove për 3 vjet me rresht dhe i cili i jep donacion Qytetit Shkupit për disa përmendore që kushtojnë qindra mijëra euro”, tha Damjan Mançevski, Nënkryetarë i LSDM-së.

LSDM-ja opozitare kishte kërkuar nga Drejtoria për Zbulim Financiar që të vërtetojë burimin e donacionit të këtyre përmendoreve dhe të vërtetojë shkeljet ligjore në këtë rast.

“Drejtoria për Zbulim Financiar nuk është kompetente të veprojë në bazë të tendencave në shkrimin tuaj, respektivisht nuk ka kompetencë të ngrejë procedurë. Të njëjtën do ta dorëzojë deri tek Drejtoria e të Ardhurave Publike, e cila është kompetente për këtë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Zbulim Financiar.

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, LSDM–së i janë përgjigjur duke theksuar se DAP nuk është institucion zbulues, mirëpo kërkesa e tyre do të pranohet nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për t’u shqyrtuar nga aspekti i donacionit. Ndryshe, 5 përmendoret kontestuese janë vendosur para dy javësh edhe atë përballë përmendoreve të personaliteteve shqiptare Hasan Prishtina dhe Skenderbeu që nga opinioni shqiptar janë vlerësuar si provokim dhe si vendosje e vijës ndarëse etnike mes dy pjesëve të Shkupit.Alsat

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *