Home / Lajme / Maqedoni / Përurohen renovimet në Gjimnazin e Tetovës

Përurohen renovimet në Gjimnazin e Tetovës

2 shtator-Nga ana e saj kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ka theksuar se intenca është që në të gjitha shkollat të krijohen kushte më të mira për mësim. Drejtori i Gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq” Namikqemal Mustafa ka falënderuar Ministrinë e Arsimit për investimet në këtë gjimnaz.

Sot, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe Ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi ishin për vizitë në Shkollën e Mesme Komunale “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, për të parë nga afër punimet që janë bërë gjatë verës me qëllim përmirësimin e kushteve të shkollës. Mjetet e parapara për këtë rikonstruim janë siguruar nga Ministria e Arsimit, raporton Tv Koha.

Me këtë rast Ademi tha se në këtë shkollë janë bërë rreth 200 mijë euro investime.

Nga ana e saj kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ka theksuar se intenca është që në të gjitha shkollat të krijohen kushte më të mira për mësim. Drejtori i Gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq” Namikqemal Mustafa ka falënderuar Ministrinë e Arsimit për investimet në këtë gjimnaz, njofton Tv Koha.

Këtë vit sipas Ministrit të Arismit Abdilaqim Ademi, në gjimnazin e Tetovës është zvogëluar numri i nxënësve por nuk është zvogëluar numri i paraleleve pasi që pjesa dërmuese e paraleleve do të kenë nga 25 nxënës në Gjimnazin e Tetovës. Tv Koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *