Home / Lajme / Maqedoni / Përurohet zyrtarisht shtegu për biçikleta në bulevardin Ilirija

Përurohet zyrtarisht shtegu për biçikleta në bulevardin Ilirija

22 shtator-komuna e Tetovës dëshiron të ndikojë në ngritjen e vetëdijes qytetare për përdorimin biçikletave si mjet qarkullimi, i cili përveç se ndikon pozitivisht në rruajtjen e ambientit jetësor nga ndotja

Sot u bë shënimi i “Ditës pa automjete” aktivitet ky që u organizua në kuadër të Javës Evropiane të Qarkullimit. Me këtë rast, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi zyrtarisht lëshoi në përdorim shtegun për biçikleta në bulevardin Ilirija në Tetovë.
Ky shteg i cili shtrihet përgjatë dy korësive të bulevarit Ilirija, do të mundësojë qarkullim të lirshëm dhe më të sigurtë për biçiketat, dhe me këtë, komuna e Tetovës dëshiron të ndikojë në ngritjen e vetëdijes qytetare për përdorimin biçikletave si mjet qarkullimi, i cili përveç se ndikon pozitivisht në rruajtjen e ambientit jetësor nga ndotja, ka edhe beneficione të shumta përsa i përket shëndetit të qytetarëve që praktikojnë këtë lloj transporti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *