Home / Lajme / Maqedoni / Përvjetori i 11 shtatorit, Ahmeti ngushëllon popullin amerikan

Përvjetori i 11 shtatorit, Ahmeti ngushëllon popullin amerikan

Tetovë, 11 Shtator – Bota demokratike është më e unifikuar dhe e njëzëshme në kundërshtimin e ekstremizmit të çdo forme dhe të çdo lloji, thuhet në telegramin e dërguar nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti për të gjithë qytetarët amerikanë me rastin e 13 vjetorit nga sulmet terroriste mbi kullat binjake në Nju-Jork, si dhe mbi Pentagonin.

“Në këtë përvjetor, shpreh ngushëllime të sinqerta për familjet e të gjithë qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve tjera që humbën jetën në këto sulme terroriste. Aktet e tilla të dhunës së paimagjinueshme ndaj qytetarëve janë të papranueshme dhe u dënuan nga e gjithë bota e mbarë.

Sulmet ndaj jetës dhe vlerave demokratike për të cilat jemi përcaktuar nuk mund të ngadhnjejnë ndaj të drejtës dhe respektit për të drejtave dhe liritë e njerëzve.

Ne qëndrojmë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në betejën e vështirë ta mbrojtur mënyrë e jetës për të cilën jemi përcaktuar dhe për promovimin e vlerave demokratike, bashkëjetesën, solidaritetin, tolerancën ndërnjerëzore.

Përvjetori i ngjarjeve tragjike në Nju-Jork, Uashington dhe Pensilvani na përkujton rëndësinë e bashkërenditjes së përpjekjeve tona për një shoqëri pa ekstremizëm dhe për promovim të tolerancës dhe mirëkuptimit ndërnjerëzor”, thuhet në telegram.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *