Home / Lajme / Maqedoni / Plaçkitet taksisti nga Tetova (VIDEO)

Plaçkitet taksisti nga Tetova (VIDEO)

Tetovë, 29 shtator – Nga sektori për punë të brendëshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë njoftuar nga 55 vjeçari D.N nga Tetova se rrethë orës 15:00 është plaçkitur nga dy persona ende të paidentifikuar, transmeton Televizioni Koha.

– 55 vjeçari D.N nga Tetova ka denoncuar në Policinë e tetovës se të dielën rreth orës 15.00 me veturë të taksi kompanisë ku ka punuar ka qenë i aprkuar në rrugën Marshall Tito në Tetovë. Në veturë sipas tij, me shpejtësi kanë hy dy persona të cilët kanë kërkuar që ai t`I dërgojë deri në Bërvencië, kinse të shkojnë atje për ti ndihmuar shokut të tyre që ka ngelur pa naftë. Kur kanë arritur atje, para pompës së benzinës Euro Petrol dhe kur ka parë se atje ska askush është kthyer sërish në drejtim të Tetovës. Para mbikalimit, të panjohurit i kanë thënë që të shkojë në rrugën për në Falishtë dhe njëri që ka qenë në ulësen e pasme i ka drejtuar pistoletën kurse tjetri me thikë i kanë marrë 700 denarë. Taksisti u është kundërvënë dhe është lënduar me thikë në krahun e majtë, me ç`rast të dy janë larguar në drejtim të panjohur, njofton Policia e Tetovës, e cila ka marrë masa për kapjen e dy plaçkitësve, transmeton Televizioni Koha.

– Aksidentohet një tetë vjeçare

Të dielën rreth orës 18.00 në rugën e Kumanovës, veturë e tipit Pasat, me targa të Tetovës e drejtuar nga 30 vjeçari B.A ka goditur një tetë vjeçare. Pas goditjes, tetë vjeçarja ka marrë lëndime trupore, me ç`rast është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku pas marrjes së ndihmës së parë ajo është lëshuar për kurim shtëpiak, njofton Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *