Home / Lajme / Rajon / Plisat shkojnë pas Shqipërisë në Serbi

Plisat shkojnë pas Shqipërisë në Serbi

25 shtator-Mirëpo, Plisat tash po ftojnë edhe përkrahës të tjerë të Kombëtares Kuq e Zi, që t’ju bashkëngjiten në këtë udhëtim heroik.

Paralajmërimi i grupit të tifozëve të FC Prishtina, Plisat, se me 14 tetor do të shkojnë në Beograd për ta përkrahur përfaqësuesen e Shqipërisë në duel kundër Serbisë i ka tmerruar serbet, dhe kjo u vërejt në reagimet e medieve serbe sot. Mirëpo, Plisat tash po ftojnë edhe përkrahës të tjerë të Kombëtares Kuq e Zi, që t’ju bashkëngjiten në këtë udhëtim heroik.

Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj tifozerie, Albert Kastrati, apo siç njihet ndryshe Tigri, në profilin e tij përmes një komunikate zyrtare.

“Të dashur Plisa ,

Sikurse çdo herë tjetër edhe tani ne do të jemi në përkrahje të Kombëtares Shqiptare, kombëtares KUQ E ZI..

Muaji Tetor është një muaj shumë i rëndësishëm për Shqiptarët, andaj ne me kohë po iu japim informatat që gjithçka të shkojë sipas planit.

Muajin që po vjen ne presin dy ndeshje shumë të rëndësishme njëra në Shqipëri kurse ndeshja tjetër kundër Serbisë ku edhe aty do të jemi për ta përkrahur kombëtaren Kuq e Zi.

Me datë 11.10.2014 do të zhvillojmë ndeshjen e parë në Elbasan kundër kombëtares së Danimarkës ku ne do të udhëtojmë.

Çmimi i biletës për ndeshje është 7.50 €.

Me datë 14.10.2014 do të zhvillohet ndeshja e shumë pritur Serbi-Shqipëri , ku ne kemi marrë dritën e gjelbër nga Federata shqiptare e Futbollit të udhëtojmë dhe do ta bëjmë këtë gjë , vetëm se pritet edhe Federata Serbe e Futbollit që ta aprovojë udhëtimin tonë.

Në faqen tonë këtu në Facebook kemi marrë shumë mesazhe nga Shqiptarët që jetojnë jashtë Prishtinës , të cilët shprehin vullnetin e tyre për të udhëtuar me ne në Serbi për të përkrahur kombëtaren , të gjithë ata që janë të interesuar që vijnë në Serbi me ne dhe nuk janë Plisa le të lajmërohen në Fan Club I cili gjendet prapa Supermarketit “MAXI” në Shesh.

Shqipëri Etnike!
Gjithë të mirat
Plisat”, thuhet në komunikatën e Tigrit. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *