Home / Lajme / Botë / Polici i Indonezisë trondit botën: E di se çfarë ka ndodhur me aeroplanin e zhdukur të Malajzisë

Polici i Indonezisë trondit botën: E di se çfarë ka ndodhur me aeroplanin e zhdukur të Malajzisë

Shefi i Policisë së Indonezisë, gjenerali Sutarman, ka zbuluar fakte të pabesueshme gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të policisë dhe me përfaqësues të kompanisë ajrore “Malaysia Airlines”. Ai pohoi se e di çfarë ka ndodhur me aeroplanin e zhdukur të fluturimit “MH370”.

Kjo deklaratë shkaktoi frikë te familjarët se autoritetet shtetërore dinin gjithmonë për fatin e më të dashurve të tyre, raporton portali Kompas, transmeton Telegrafi.

“Bisedova me kreun e Policisë së Malajzisë, Tun Mohammed Hanif Omarin. Unë e di se çfarë në të vërtetë ka ndodhur me Boeingun e zhdukur”, thuhet në procesverbalin e takimit.

Natyrisht, komentet e tij u pritën me hidhërim, ndërsa publiku tashti beson se përgjegjësitë gjashtë muaj më parë e dinin se çfarë në të vërtetë ka ndodhur me aeroplanin e zhdukur, bashkë me 239 pasagjerë dhe ekuipazh.
Këto pohime, sipas mediave indoneziane, Sutarman i ka bërë para një numri të madh të zyrtarëve të Policisë dhe të përfaqësuesve të linjës ajrore.

Kryeinspektori i Malajzisë, Khalid Abu Bakar, ka mbetur i befasuar me të dëgjuar deklaratat e kolegut të tij, për çka kërkoi takim urgjent me gjeneralin Sutarman.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *