Home / Lajme / Maqedoni / Policia e Tetovës dënon 9 vozitës (VIDEO)

Policia e Tetovës dënon 9 vozitës (VIDEO)

Tetovë, 12 Shtator – Vazhdojnë aktivitete kontrolluese në komunikacionin rrugor. Policia e Tetovës në aksionin e djeshëm ka hasur 9 shkelje ku ka përgatitur fletëpagesa me 300 euro dënim dhe marrjen e patentës për vozitje prej 3 muaj deri një vitë.

Gjatë ditës së Mërkurë në aksionin e kryer nga ana e SPB Tetovë janë hasur 9 shkelje. 5 vozitës kanë tejkaluar veturë tjetër në vend joadekuat, 4 kanë tejkaluar veturë tjetër nga ana e djathtë ku për të gjithë shkelësit janë përgatitur fletëpagesa për pagesë të dënimit, gjegjësisht janë përballur me 300 euro dënim me kundërvlerë në denarë dhe marrje të patentës për vozitje prej 3 muaj deri një vitë.

Policia e Tetovës njofton se gjatë këtij aktiviteti kontrollues janë hasur edhe shkelje tjera nga ana e vozitësve fillestar të cilët janë përballur me dënim prej 400 euro në kundërvlerë me denarë, përderisa një vozitës i cili e ka startuar veturën është dënuar me 45 euro.

Aktivitete të rrepta kontrolluese do të vijojnë deri në fund të muajit, me qëllim që në kohë të kapen dhe të largohen nga komunikacioni të gjithë ata vozitës të cilët nuk respektojnë ligjin, dhe me qëllim që të ritet siguria në komunikacion.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *