Home / Lajme / Maqedoni / Policia e Tetovës zbulon edhe 3230 rrënjë kanabis sativa (VIDEO)

Policia e Tetovës zbulon edhe 3230 rrënjë kanabis sativa (VIDEO)

Tetovë, 18 Shtator – Në 5 parcela të ndryshme në atarin e fshatit Neproshten dhe Leshkë, dje janë gjetur dhe me urdhër të prokurorisë publike janë prerë 3230 rrënjë kanabis sativa me madhësi deri 2 metër e gjysmë, transmeton Televizioni Koha.

– Vazhdon aksioni në rajonin e Tetovës për kapjen e lëndëve narkotike, SPB Tetovë ka vazhduar me aktivitetet kontrolluese për zbardhjen dhe largimin e të mbjellurave me lëndë narkotike.

Në 5 parcela të ndryshme në atarin e fshatit Neproshten dhe Leshkë, dje janë gjetur dhe me urdhër të prokurorisë publike janë prerë 3230 rrënjë kanabis sativa me madhësi deri 2 metër e gjysmë. Në koordinim me prokurorin publik janë gjetur rrënjë Kanabis Sativa, janë marrë dhe dërguan në SPB Tetove ndërsa një pjesë është marrë për hetim të mëtutjeshëm. Janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit njofton policia, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe vetëm gjatë muajit të fundit janë zbuluar rreth 3 mijë rrënjë kanabis sativa prej të cilave rreth 2,000 rrënjë u zbuluan në rajonin e Tetovës dhe 1,000 rrënjë në zonën e Gostivarit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *