Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria me fushat ‘ Respekto rregullat, respekto jetën ‘ (VIDEO)

Qeveria me fushat ‘ Respekto rregullat, respekto jetën ‘ (VIDEO)

Shkup, 12 Shtator – ” Respekto rregullat, respekto jetën ” është sllogani i fushatës për ngritjen e vetëdijes publike për siguri në komunikacion, që e filloi sot Qeveria në koordinim me disa institucione.

” Të dhënat tregojnë se në Republikën e Maqedonisë çdo të dytën ditë shuhet një jetë. Numri i viktimave në aksidentet rrugore në vitin 2013 paraqet 198 persona apo nëntë viktima në çdo 100 mijë banorë. Kjo gjendje mundet dhe duhet të tejkalohet, varet nga secili prej nesh, nga secili anëtar i shoqërisë sonë, nga secili drejtues i mjetit dhe nga secili pjesëmarrës në komunikacion”, tha në konferencë për shtyp kryeministri Nikolla Gruevski.

Moskujdesi është i pamëshirshëm dhe mund ta dëmtojë secilin. Porosia qendrore e fushatës ” Ec me kujdes, ec me rrip sigurie ” i referohet shoferëve të automobilave, kamionëve, autobusëve, të cilët në përqindje janë pjesëmarrësit më të shumtë në komunikacion.

Përmes fushatës, bëhet thirrje edhe për respektim të rregullave për mospërdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe për respektimin e kufizimit të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë. Qeveria e organizon fushatën në bashkëpunim m minsitrinë e Shëndetësisë, atë të Punëve të Brendshme, ndërkaq janë kyçur edhe personalitete publike me ndikim në sfera të ndryshme. Për realizimin e fushatës janë ndarë 500.000 euro.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *