Home / Lajme / Rajon / Qeveria serbe: Marrëveshja me Kosovën nuk është ndërshtetërore

Qeveria serbe: Marrëveshja me Kosovën nuk është ndërshtetërore

5 shtator-“Serbia do të nënshkruajë marrëveshje për energjinë, telekomunikacionin, çdo gjë që ka të bëjë me lehtësimin e jetës për qytetarët në Kosovë. Asnjë marrëveshje ndërshtetërore nuk do të nënshkruhet, kjo është një gënjeshtër për t’ia ngritur vlerën Hashim Thaçit”, tha Mihajlovic.

Zyra e Qeverisë serbe për marrëdhënie me media njoftoi se Serbia kurrë nuk do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje ndërshtetërore me Prishtinën.

Drejtori i Zyrës, Milivoje Mihajlovic tha se do të ketë “përafrim marrëveshje” që do t’ia lehtësojë jetën qytetarëve të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Serbia do të nënshkruajë marrëveshje për energjinë, telekomunikacionin, çdo gjë që ka të bëjë me lehtësimin e jetës për qytetarët në Kosovë. Asnjë marrëveshje ndërshtetërore nuk do të nënshkruhet, kjo është një gënjeshtër për t’ia ngritur vlerën Hashim Thaçit”, tha Mihajlovic.

I pyetur nëse pikat e kontrollit në pikat kufitare do të jenë montazh apo prej materialit të hekurt, ai edhe për këtë çështje tha se është “ngjyrim politik i Prishtinës”.

“Ky është stili i bisedimeve në Bruksel. Ndryshe interpretohet në Prishtinë, ani pse bisedimet janë teknike, atyre iu jepen ngjyrime politike në Prishtinë, por që nuk ka arsye për këtë”, tha Mihajlovic.

Kujtojmë se në Bruksel, dje u arrit marrëveshja për të rritur numrin e kalimeve kufitare mes Serbisë dhe Kosovës. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *