Home / Lajme / Maqedoni / Raporti i progresit me shumë të panjohura për Maqedoninë

Raporti i progresit me shumë të panjohura për Maqedoninë

30 shtator-Por nga ana tjetër, paralajmërohet edhe vendimi për tërheqjen e rekomandimit për nisjen e negociatave, mirëpo ky vendim do të ishte për herë të parë i sjellur në planin e integrimeve evropian dhe se do të përbënte rrezik për destabilizimin apo përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Raporti i progresit për Maqedoninë nga ana e Komisionit Evropian akoma mbetet i panjohur.

Nga Brukseli kanë qarkulluar informacione dhe burime të ndryshme diplomatike, duke kumtuar lajme pozitive dhe negative për Shkupin, kryesisht për qeverinë e vendit.

Sipas portalit NOVA TV, Maqedonia më 8 tetor do të marrë rekomandimin e radhës për të gjashtën herë për nisjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Sipas portalit, rekomandimi do të përmbajë kualifikime dhe vërejtje për përmirësimin e performancës së demokracisë në vend, edhe ate deri në muajin dhjetor, kur do të shqyrtohet më pas gjendja nga Këshilli Evropian.

Por nga ana tjetër, paralajmërohet edhe vendimi për tërheqjen e rekomandimit për nisjen e negociatave, mirëpo ky vendim do të ishte për herë të parë i sjellur në planin e integrimeve evropian dhe se do të përbënte rrezik për destabilizimin apo përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Televizioni “Alfa” në Shkup paralajmëroi se Maqedonia nuk do mund të marrë rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Sipas televizionit po bëhet një luftë e madhe për të hequr rekomandimin nga raporti që po përgatitet.

Shkak për këtë, sipas burimeve diplomatike të këtij televizioni, nuk është vetëm çështja e emrit me Greqinë, por edhe çmimi që do të paguhet për bojkotin e opozitës dhe dialogun e ngecur politik në vend. (INA)

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *