Home / Sport / Renova shënon fitore ndaj Bregallnicës (VIDEO)

Renova shënon fitore ndaj Bregallnicës (VIDEO)

Tetovë, 01 Shtator – Pjesa e dytë nuk ishte e nivelit të asaj të parës, por ama me inkuadrimin e Saimir Fetahit në formacion ekipi vendas fitoi freski dhe si pasoj e kësaj pas një krosimi të bukur në minutën 67-të Izair Emini me kokë tund portën e Gaçevskit dhe kjo rezultoi si gol i fitores për Renovën

Renova dje në stadiumin e qytetit në Tetovë shënoi një fitore me vlerë të madhe kundër ekipit Bregallnica të Shtipit në kuadër të javës së gjashtë të kampionatit republikan të futbollit.

Ishte kjo një ndeshje mjaftë cilësore e të dyja ekipeve pasi futbollistët e trajnerit Qatip Osmani e ato të Gjore Jovanvskit gjatë 90 minutave treguan lojë të hapur dhe cilësore duke krijuar raste të shumta , por fitorja i takoi ekipit që kishte me siguri e donte më tepër fitoren që ishte edhe vlerësimi i dy strategëve pas përfundimit të ndeshjes.
Fitoren për Renovën në këtë ndeshje e paralajmëroi Fatjon Jusufi me golin e realizuar në minutën e 27-të, që në fakt ishte goli debutues për këtë futbollist të ri dhe të talentuar, i cili pasi shënoi golin nga gëzimi i madh që shënoi gol nxori fanellën, për çka u ndëshkua me kartonë të verdhë. Renova edhe pas golit vazhdoi me lojë të hapur dhe me sulme por edhe kësaj radhe sinë ndeshjet tjera dënimi i erdhi në lojën shtesë të pjesës së parë Mishev arriti që të shënojë në rrjetën e vendasve për barazim të rezultatit në 1:1.

Pjesa e dytë nuk ishte e nivelit të asaj të parës, por ama me inkuadrimin e Saimir Fetahit në formacion ekipi vendas fitoi freski dhe si pasoj e kësaj pas një krosimi të bukur në minutën 67-të Izair Emini me kokë tund portën e Gaçevskit dhe kjo rezultoi si gol i fitores për Renovën.
Fitorja kundër Bregallnicës ishte e dyta për Renovën në këtë pjesë të kampionatit me çka kjo skuadër tashmë ka grumbulluar 8 pikë, pasi nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara ka 2 fitore, 2 barazime dhe 2 disfata.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *