Home / Lajme / Rajon / Rexhepi: 100 persona nën hetime

Rexhepi: 100 persona nën hetime

25 shtator-Në pyetjen nëse Kosova është Kosova vend i rrezikuar nga këto rryma, përkatësisht nëse një situatë e tillë është nën kontroll, Rexhepi ka thënë se askush nuk mund të thotë se 100 për qind jemi të sigurt.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka konfirmuar se ende Kosova nuk është vendi i sigurt nga grupet radikale me tendenca ekstremiste fetare, por thotë se nën hetime po vazhdojnë të mbesin një numër i madh i personave që dyshojnë të kenë lidhje me këto rryma, dhe se aksionet kundër tyre ende nuk kanë përfunduar.

Në pyetjen nëse Kosova është Kosova vend i rrezikuar nga këto rryma, përkatësisht nëse një situatë e tillë është nën kontroll, Rexhepi ka thënë se askush nuk mund të thotë se 100 për qind jemi të sigurt.

“Realisht askush nuk mund të thotë 100% jemi të sigurt nga ky fenomen i terrorizmit, apo i paprekshëm, apo imun ndaj këtij fenomeni. Por realisht me kapacitetet që i kemi ngritur në Kosovë si një vend i vogël dhe me një bashkëpunim të ngushtë që e kemi edhe me SHBA-të dhe me vendet evropiane e vendet në rajon e sidomos kohëve të fundit edhe me Turqinë”, ka thënë Rexhepi. /balkanweb/

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *