Home / Sport / Ronaldo kërkon transferimin në “Old Trafford”?

Ronaldo kërkon transferimin në “Old Trafford”?

Sipas “Daily Express”, 29-vjeçari kërkon të ndryshojë ambient për t’u rikthyer në “Old Trafford”.

Mediat angleze vazhdojnë të këmbëngulin në zërat për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos me destinacion Manchester United. Sipas “Daily Express”, 29-vjeçari kërkon të ndryshojë ambient për t’u rikthyer në “Old Trafford” nga ku u largua në vitin 2009 për 80 milionë Paund. Drejtuesit e Manchester United besojnë se Cristiano Ronaldo, përveçse një përforcim i madh për ekipin, do të ishte një afrim i zgjuar edhe për rritjen e marketingut.

Për Cristiano Ronaldon, kjo do të ishte lëvizja e dëshiruar, thekson gazeta, duke shtuar se skuadra angleze nuk do të ndalet në merkato pasi një tjetër objektiv është Mats Hummels. Oferta e Manchester United mund të shkojë deri në 70 milionë Euro, ndërsa nëse portugezi pranon, atëherë ai do të paguhet rreth 18 milionë Euro në sezon, rreth 1 milionë më shumë se paga aktuale që përfiton në Madrid. Mesa duket, arka e “Djajve të Kuq” vazhdon të jetë plot dhe kjo verë nuk ishte e fundit për ofensivën më të madhe të merkatos europiane sepse një erë e re po fryn mbi “Old Trafford”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *