Home / Lajme / Maqedoni / Rrahje e përgjakshme midis dy familjeve të biznesmenëve në Shkup

Rrahje e përgjakshme midis dy familjeve të biznesmenëve në Shkup

Shkup, 17 Shtator – Një rrahje e përgjakshme ka ndodhur të martën pasdite në gjykatën themelore Shkupi 2, midis dy familjeve të bizneseve të mëdha në Maqedoni.

Incidenti ka shpërthyer midis familjes Nakov dhe Omeragiq. Fillimisht ka nisur zënka midis pronarit dhe biznesmenit të mirënjohur Sterjo Nakov i njohur si pronar i “Fersped” dhe shumë kompanive tjera dhe në anën tjetër biznesmenit Ruzhdi Omeragiq, që është pronar i kompanisë “Rule Turs” dhe stacionit të autobusëve në Shkup.

Ata kishin nisur problemet midis tyre për shkak të një kontesti gjyqësor.

Pas zënkës që ka vazhduar në gjykatë ka pasuar edhe përleshja fizike midis Dragan Nakov, djalit të Sterjo Nakovit si dhe Masar Omeragiqit, djalit të Ruzhdi Omeragiqit.

Në këtë incident ka ndërhyrë policia gjyqësore, ndërsa në gjykatë kanë mbërritur edhe autoambulancat.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *