Home / Lajme / Maqedoni / Rrahje në spitalin e Tetovës, policia areston 5 persona (VIDEO)

Rrahje në spitalin e Tetovës, policia areston 5 persona (VIDEO)

Tetovë, 18 Shtator – Mbrëmë rreth orës 19:00 në spitalin e Tetovës ka ndodhur një rrahje mes 6 personave ku njëri prej tyre ka marë lëndime të rënda dhe është ndal për shërim në spital ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar nga ana e policisë.

Një person është plagosur më rëndë dhe është ndalur për shërim në spital, kurse pesë të tjerë janë arrestuar nga policia pas të gjithë të gjithë ishin të përfshirë në rrahje që ndodhi në Spitalin Klinik të Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Rrahja ka ndodhur mbrëmë rreth 19:00 midis M.R (23), R.R (49) dhe D.H (47) dhe një I.U (55), A.U (17) dhe (A.U 20) në anën tjetër. Ata kanë shkëmbyer disa grushta në kokë dhe organet tjera më çrast kanë pësuar edhe lëndime. Pas dhënies së ndihmës mjekësore pesë prej tyre u arrestuan, kurse A.U 20-vjeçar u ndal për shërim në spital, transmeton Televizioni Koha.

Personat e lartëshënuar edhe më parë janë rrahur me njëri-tjetrin në rrugë “Ljubotenska” në Tetovë, për shkak keqkuptime rreth kullotjes së kafshëve. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *