Home / Lajme / Maqedoni / Rregulla të reja për qytetarët e Maqedonisë për Schengenin (VIDEO)

Rregulla të reja për qytetarët e Maqedonisë për Schengenin (VIDEO)

24 Shtator – Nga data 25 Shtator qytetarët e Maqedonisë që do të duan të qëndrojnë në vendet e Shengen-it më shumë se 90 ditë do të duhet të japin gjurmët e gishtërinjve dhe fotografi digjitale në ambasadat në të cilët duhet të aplikojnë për të marrë leje qëndrimi më shumë se 90 ditë.

Rregullat e reja për leje më të gjata qëndrimi do të aplikohen duke filluar nga nesër 25 shtator.

Këto Rregulla nuk do të vlejnë për qytetarët që në kuadër të regjimit pa viza do të mund të udhëtojnë për më pak se 90 ditë, në vendet e Schengen-it.

Në kategorinë e qytetarëve që duhet të aplikojnë për leje qëndrimi përfshihen studentët, punëtorët dhe ata që kanë nevojë të qëndrojnë për më shumë se 90 ditë në zonën Schengen. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *