Home / Lajme / Maqedoni / Rritet delikuenca fëmijërore

Rritet delikuenca fëmijërore

1 shtator-“Institucionet kompetente në sistemin e drejtësisë së të miturve zvtojnë masa dhe sanksione, të cilat nuk përfshijnë privim nga liria të fëmijëve, që korrespondon me dispozitat ligjore të shmangies së procedurës gjyqësore”, tha ministri i Drejtësisë Adnan Jashari.

Në Maqedoni në vitin 2013 vërehet rritje e deliktit fëmijëror për 19 për qind, krahasuar me vitin 2012. Kjo u kumtua në Raportin vjetor për punën e Këshillit shtetëror për delikt fëmijëror për vitin 2013, i cili sot u prezantua në konferencë për shtyp në Ministrinë e Drejtësisë.
Në raportin potencohet se në vitin 2013 shkalla e përfshirjes së të miturve në krim është 1.405 në 100.000 të mitur, ndërsa ka të bëjë me të mitur prej 14 deri 17 vjeçarë.

“Institucionet kompetente në sistemin e drejtësisë së të miturve zvtojnë masa dhe sanksione, të cilat nuk përfshijnë privim nga liria të fëmijëve, që korrespondon me dispozitat ligjore të shmangies së procedurës gjyqësore”, tha ministri i Drejtësisë Adnan Jashari.
Këtë, shtoi ai, e vërteton e dhëna sipas së cilës për 43 për qind është zvogëluar numri i të miturve, kundër të cilëve janë shqiptuar masa për dërgim në Ent edukues ose Ent edukues – përmirësues.
“Në 42 për qind nga rastet, qendrat për punë sociale janë zbatuar masa të ndihmës dhe mbrojtjes, 36 për qind janë masa të monitorimit të përforcuar, 19 për qind janë masa disiplinore dhe 2 për qind janë masa për dërgim në Ent edukues ose Ent edukues – përmirësues”, potencoi ministri.

Njëkohësisht, siç shtoi, këto të dhëna vërtetojnë edhe moszbatimin e ndërmjetësimit dhe masave alterantive, ndërsa gjykatat rëndom shqiptojnë masa të monitorimit të përforcuar, edhe atë në 75 për qind të rasteve.
Jashari e ndan shqetëimin e Këshillit shtetëror nga e dhëna që tregon se në vitin 2013, krahasurar me vitin 2012, në Veles është rritur numri i fëmijëve në përplasje me ligjin për 10 për qind.
“Kjo e dhënë e impnon nevojën për koordinim të institucioneve kompetente, veçanërisht vetëqeverisjes lokale në Veles, për detektimin e gjendjeve të rrezikshme dhe përforcimin e mekanizmave parandaluese”, tha ministri Jashari.

Kryetari i Këshillit shtetëror për delikt fëmijëror Mile Ginovski potencoi se nga gjithsej 85 komuna në MAqedoni, deri tani 70 nuk e kanë plotësuar obligimin e tyre ligjor për formimin e këshillave lokalë.
“Deri në këtë moment janë formuar vetëm 15 këshilla lokalë”, tha Ginovski dhe apeloi deri te komunat e Rm-së që ta respektojnë Ligjin për drejtësi të fëmijëve, ta intensifikojnë procesin e formimit të këshillave lokale për parandalim të deliktit fëmijëror dhe të miratojnë program me plan aksional për parandalim.
Në konferencë për shtyp u informua edhe për realizimin e karavanit të planifikuar, i cili do të fillojë këtë juaj me vizitë në tetë rajone planifikuese, ku do të marrin pjesë kryetarët e komunave nga të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë.
“Shpresojmë se në këtë mënyrë do ta rrisim nivelin e vetëdijes të vetëqeverisjes lokale për parandalim në këtë sferë”, tha Ginovski.
Ministria e Drejtësisë në vitin 2013 dhe 2014, tha ministri i Drejtësisë, duke vepruar në pajtim me dispozitat ligjore solli Program me qëllim të dëmshpërblimit të të miturit që është viktimë ose i dëmtuar me vepra penale të dhunës ose akteve tjera të dhunës individuale ose grupore.
“Për realizimin e këtij programi nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht i Ministrisë së Drejtësisë, janë aprovuar 500 mijë denarë”, tha Jashari.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *