Home / Lajme / Maqedoni / Rritet numri i policëve të cilët padisin MPB-në

Rritet numri i policëve të cilët padisin MPB-në

Shkup, 22 Shtator – Gjithnjë e më shumë rritet numri i policëve t cilët padisin MPB. it.

Sipas sindikatave të pavarura ata kërkojnë dëmshpërblime për arsye të ndryshme, ndër të cilat numri më I madh kërkojnë mos pagesën e ushqimit, harxhimeve rrugore si dhe pagesën e punës jashtë orarit. Policët inkurajohen nga përvoja e kolegëve të tyre në të kaluarën të cilët pa shumë problem kanë marrë kompensim deri në 3 mijë euro. Bëhet fjalë për shuma të mëdha parash të cilët me proces gjyqësorë bien mbi MPB që duhet të paguaj shpenzimet gjyqësore dhe kamatat për disa vjet, transmeton “Telma”.

Sipas të dhënave, në pjesën e MPB janë paguar rreth 8 milion euro. Kjo shumë ka të bëjë me periudhën para 5 viteve, thotë, koordinatori i Konfederatës së organizatës sindikaliste, Goce dellcev – Todev.

Ai tërheq vërejtjen se po përgatiten një seri tjetër padish, ku vlera e përgjithshme do të numërojë sërish miliona euro. “të punësuarit nuk janë të kënaqur për shkak se për një kohë të gjatë nuk kanë marrë përgatitje të re, ndërsa baza e padive është edhe gjendja e keqe e veturave të policisë kufitare.

Për paditë sindikata ka biseduar edhe me ministren e MPB, për formimin e një grupi punues i cili do të diskutojë për gjetjen e nj zgjidhje për këto problem.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *