Home / Sport / Rrustemi nokauton rusin Volobuev

Rrustemi nokauton rusin Volobuev

Përballja e zhvilluar në kuadër të mbrëmjes së dueleve të kikboksit botëror, Tatneft Cup, ndërsa kikboksieri pejan ka qenë “kafshatë e madhe” për rusin.

Kiksboksieri kosovar Krenshik Rrustemi ka mposhtur me nokaut në rundin e parë kundërshtarin e tij në mbrëmjen e ‘Tatneft Cup’. Rrustemi e ka pasur shumë më të lehtë se sa që është pritur duelin e tij në Moskë të Rusisë ndaj kikboksierit nikoqir, Aleksander Volobuev.

Përballja e zhvilluar në kuadër të mbrëmjes së dueleve të kikboksit botëror, Tatneft Cup, ndërsa kikboksieri pejan ka qenë “kafshatë e madhe” për rusin.

Rrustemi për tre minuta e 33 sekonda e bëri duelin të përfundojë në favor të tij, pasi që i lëshoi një breshëri të madhe të grushteve e goditjeve me këmbë që e bën rusin e ri të pashpresë, ndërsa arbitri duke parë këtë situatë e përfundoi duelin në favor të shqiptari.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *