Home / Lajme / Maqedoni / SASHK anulon grevën e paralajmëruar

SASHK anulon grevën e paralajmëruar

28 shtator-Ndërkohë, edhe nga Ministria e Arsimit vlerësuan vendimin për lënien pezull të grevës së paralajmëruar. Ministri Ademi tha për Alsat se sot fitoi arsyeja, ndërkohë që garantoi vazhdimin negociatave deri në një zgjidhje përfundimtare. Ademi theksoi se modalitetet e negociatave do të vendosen gjatë ditëve në vijim; nëse do të ketë grup pune apo formë tjetër të zgjidhjes së kërkesave.

Nuk ka grevë në shkollat fillore dhe të mesme, nesër. Ky është vendimi i marrë nga Këshilli i Sindikatës së Arsimit, i cili u prit gjatë paradites në takim nga Ministri i Arsimit. Sipas Këshillit të Sindikatës, Greva lihet në pezullim, me kushtin që negociatat të vazhdojnë menjëherë, dhe kërkesat e parashtruara të zgjidhen deri në fund të Dhjetorit.

“Kishim negociata konstruktive me ministrin dhe personat e autorizuar në këtë takim. I hapëm të gjitha kërkesat që SASHK-u i dërgoi ministrisë. Kam përshtypje pozitive se ministria e arsimit në periudhën e ardhshëm do të ketë qasje më serioze ndaj zgjidhjes së problemeve në arsimin fillor dhe të mesëm. I përafruam keqkuptimet dhe qëndrimet dhe jam i bindur se nëse ka vullnet nga të dyja palët do të gjenden zgjidhje të përbashkët”, tha Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Ndërkohë, edhe nga Ministria e Arsimit vlerësuan vendimin për lënien pezull të grevës së paralajmëruar. Ministri Ademi tha për Alsat se sot fitoi arsyeja, ndërkohë që garantoi vazhdimin negociatave deri në një zgjidhje përfundimtare. Ademi theksoi se modalitetet e negociatave do të vendosen gjatë ditëve në vijim; nëse do të ketë grup pune apo formë tjetër të zgjidhjes së kërkesave.

“E vlerësoj si pozitiv edhe vendimin e Këshillit që ka marrë sot, për të pezulluar grevën, sepse në një situatë kur ka grevë, sigurisht që nuk mund të bisedohet dhe të arrihet ndonjë marrëveshje. Mendoj se me këtë rast ka fituar arsyeja, ka fituar arsimi dhe besoj se kjo është në funksion të ngritjes së cilësisë së arsimit, por edhe në funksion të nxënësve në radhë të parë, të cilët duhet të ndjekin në vazhdimësi dhe me rregull procesin edukativo-arsimor. Ne do të mbetemi të hapur për bisedime të mëtejshme ashtu siç u deklarova edhe në takim”, u shpreh Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Vendimi për pezullimin e grevës erdhi pas bisedimeve njëorëshe me ministrin Ademi dhe harmonizimit prej të paktën dy orësh të vendimit brenda Këshillit të Sindikatës. Një nga klauzolat që vonoi vendimin ishte garancia që SASHK-u kërkonte, që tema e rritjes së pagave të vazhdonte pa u lënë në haresë. Për këtë temë, ministria kishte ndarë qëndrimin prej ditësh se rritja e pagave të të punësuarve në sferën e arsimit është e përcaktuar në Programin për punë të Qeverisë. Ato do të rriten për 4 %, duke filluar nga ky vit kalendarik, ndërsa viteve të ardhshme rritja do të varet nga mundësitë buxhetore

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *