Home / Lajme / Maqedoni / Sebastiano Graso laureat i çmimit Naim Frashëri (VIDEO)

Sebastiano Graso laureat i çmimit Naim Frashëri (VIDEO)

Tetovë, 15 Shtator – Fitues i çmimit “Naim Frashëri” këtë vit është shpallur italiani Sebastiano Grasso.

Në prag të mbajtjes së festivalit ndërkombëtar “Ditët e Naimit” organizatorët kanë shpalosur detaje rreth këtij festivali si dhe laureatin e zgjedhur për këtë vit.

Fitues i çmimit “Naim Frashëri” këtë vit është shpallur italiani Sebastiano Grasso. Vendim ky i marrë nga juria e përbërë nga Visar Zhiti nga Shqipëria, Ndue Ukaj nga Kosova dhe Xhelal Zejneli nga Maqedonia, tha në konferencën e sotme për gazetar drejtori i festivalit, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari i jurisë së festivalit paraqiti arsyetimin e dhënies së çmimit Sebastiano Grosos ku thuhet se ky çmim i jepet këtij poeti për vargjet e tij të dashurisë, në të cilën lexuesit identifikohen, teksa ata flasin për përditshmërinë.

Ndryshe edicioni i 18-të i festivalit ndërkombëtar “Ditët e Naimit” do të mbahet prej datës 16 deri më 19 Tetor të këtij viti, ndërsa janë ftuar 40 poet nga vende të ndryshme të botës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *