Home / Lajme / Maqedoni / Sekretari Kerry uron ditën e pavarësisë

Sekretari Kerry uron ditën e pavarësisë

Shkup, 08 Shtator – Shtetet e Bashkuara me krenari kanë mbështetur zhvillimin dhe tranzicionin e Maqedonisë gjatë 23 viteve të kaluara. Ne vazhdojmë të qëndrojmë të përkushtuar për t’i ndihmuar Maqedonisë të përforcojë sundimin e ligjit, të promovojë lirinë e mediave, dhe të ndërtojë baza të fuqishme demokratike për shoqëri gjithëpërfshirëse, multietnike.

“Në emër të presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj qytetarët e Republikës së Maqedonisë për ditën e pavarësisë, 8 Shtatorin. Popullata e shumëllojshme e Maqedonisë është burim fuqie që vazhdon të ofrojë ide, energji, dhe motivim për të lëvizur Maqedoninë dhe rajonin përpara”, thuhet mes tjerash në urimin e sekretarit të SHBA-ve, John Kerry, transmeton Televizioni Koha.

“Shtetet e Bashkuara me krenari kanë mbështetur zhvillimin dhe tranzicionin e Maqedonisë gjatë 23 viteve të kaluara. Ne vazhdojmë të qëndrojmë të përkushtuar për t’i ndihmuar Maqedonisë të përforcojë sundimin e ligjit, të promovojë lirinë e mediave, dhe të ndërtojë baza të fuqishme demokratike për shoqëri gjithëpërfshirëse, multietnike. Ne përgëzojmë qytetarët e Maqedonisë për të gjitha të arriturat që nga pavarësia juaj. Ne zotohemi të vazhdojmë punën tonë të përbashkët drejt një ardhmërie demokratike, të sigurt dhe përparimtare”, thuhet në fund të urimit të sekretarit të SHBA-ve, John Kerry që dërgohet nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *