Home / Lajme / Maqedoni / Senatorët kërkojnë armatimimin e Ukrainës (VIDEO)

Senatorët kërkojnë armatimimin e Ukrainës (VIDEO)

Dy senatorë të lartë në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Uashingtoni ta armatos Ukrainën në luftën e saj kundër separatistëve prorusë dhe forcave ruse në pjesën lindore të Ukrainës.

Senatori Robert Menendez, demokrat nga Nju Xherzi dhe kryesues i Komitetit të Senatit për raporte të jashtme, i tha rrjetit CNN se Ukrainës i duhen armë për ta luftuar atë që ai e quajti “pushtim” rus.

Nga ana tjetër, senatori John McCain, republikan nga Arizona, gjatë një interviste në rrjetin CBS, ka thënë se “ky nuk është inkursion, ky është pushtim” dhe është shprehur në favor të armatimit të ukrainasve për ta mbrojtur vetveten.

Administrata e presidentit, Barack Obama, refuzon që aktivitetin e Rusisë në Ukrainë ta quaj pushtim. Nderkaq, Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë. Sipas tij, në bisedimet e sotme në Minsk për krizën në Ukrainë, duhet të synohet një armëpushim i menjëhershëm.

Këto komente u bënë para mbledhjes së Grupit të Kontaktit për Ukrainën, në Minsk të Bjellorusisë, në të cilën, sipas agjencisë ruse, ITAR-TASS, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e së ashtuquajturës, Republikë Popullore e Donjeckut. Grupi i Konatktit për Ukrainën përbëhet nga përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *